Ish-deputeti i Partisë Socialiste, sot kryetar i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar (PBDKSH), Eduart Ndocaj, i ftuar në studion e televizionit Fax News, teksa foli për situatën aktuale politike në vedn, u ndal edhe tek konferenca për shtyp e ish-minitrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
I pyetur nëse Tahiri po mbrohej nga kryeministri Rama, ai tha se nga ajo që sheh, lidhur me sjelljen e ish-ministrit, mendon se është në rrezik për jetën.
“Unë mendoj se ky ish-ministër është në rrezik për jetën. Nga ajo si spo sillet kjo kuptohet.
Ai u tha se do të dilte në një konferencë për shtyp ditën që Ministri i Brendshëm do jepte dorëheqje, pastaj u shty.
Ishte një kërcënim haptas i zotit xhafaj, ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Këtu qëndron edhe dyshimi im”, – tha ndër të tjera Ndocaj.
Duke u ndalur tek dokumenti i publikuar nga Tahiri, lidhur me pushimin e hetimeve ndaj tij nga autoritetet italiane ai u shpreh: “Dokumenti i tyre është fallso se procesi i zotit Tahiri me Habilajt nuk është hapur akoma. Tahiri hetohet Në kuadër të grupit të Habilajve, prokurori i Katanias ka kërkuar shtyrjen e procesit për në nëntor, pra akoma nuk ka fillu. Ajo që paraqiti është false”.
(B.B/ Faxweb.al)