Brahim Diaz i dha fitoren e pastër Manchester City mbrëmjen e djeshme teksa shënoi dy gola përballë Fulhamit në kuadër të turit të Carabao Cup. Megjithatë, kampionët në fuqi të Premier Leagues mund ta humbasin vitin e ardhshëm, pasi 19-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të këtij edicioni, ndaj Real Madrid mund ta marrë spanjollin me parametra zero, sipas asaj që shkruan shtypi anglez, shkruan Sportplus. Diaz konsiderohet si një nga “xhevahirët” e klubit anglez, por drejtuesit akoma nuk kanë filluar negocimet për të rinovuar një kontratë të re, e cila do ta bënte atë të qëndronte dhe disa vite në “Etihad Stadium”.
Performanca e shkëlyqer mbëmjen e së enjtes bëri që të mbushen faqet e para të gazetave, pasi dopieta e tij ndaj Fulhamit kaloi skuadrën në çerekfinale të këtij kompeticioni. Në përfundim të ndeshjes, Pep Guardiola për spanjollin tha: “Ne duam ta kemi pjesë të akademisë, por në fund është ai, agjenti dhe familja e tij që do të vendosin”. Brahim Diaz fillimit ka qenë pjesë e akademisë së Malaga-s, pastaj u bë pjesë e Manchester City në vitin 2013 pasi nuk pranoi një ofertë nga Barcelona, e cila i ofroi atij një kontratë për ta stërvitur në La Masia.
Pas disa vitesh me “qytetarët” lojtari vendosi të qëndrojë në klubin anglez në fillim të këtij sezoni, por mundësitë e pakta që të jetë në formacionin titullar kanë bërë që ai të mendojë një alternativë largimi. Për mediat, Guardiola tha: “Mendimi që kemi për të është shumë i mirë, pasi konkurron me Sterling, Sane, Mahrez dhe Bernardo është vështirë që të ketë minuta dhe këtë ai e dinte që në fillim, por duam që ai të qëndrojë, jemi të lumtur ta kemi në mesin tonë, do të bëjmë gjithçka që ai të vazhdojë me ne, por në fund ai vendos”.
19-vjeçari është një nga premtimet e reja në Evropë. Në këtë moshë ai ka luajtur tre ndeshje me ekipin e parë në fillim të sezonit ku ka shënuar gola.
(B.H/Faxweb)