Një çantë e dyshimtë e dyshimtë është konstatuar poshtë shkallëve të një pallati në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë. Ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka brenda, dyshimet e para janë për eksploziv.
Shkalla ku është lënë çanta e cila ende nuk dihet nëse ka brenda eksploziv është në pronësi të shtetasit Ardi Ahmetaj.
Ahmetaj, me profesion shofer, ka thënë për newsbomb.al se kjo është hera e dytë që banesës së tij i vendoset tritol. Herën e parë i është vendosur më datë 4 mars 2017.
Dyshimet e tij lidhen me ndërtuesin e njohur Dritan Llanaj, pronar i firmës ndërtuese “Mesapliku 05 shpk” me të cilën kjo familje, ashtu sikurse shumë të tjera në zonën e Unazës së Re, janë në konflikt.
Banorët akuzojnë Llanajn se u mori truallin e tokës dhe nuk u dha apartamentet dhe dyqanet që u takonin duke i lënë duarbosh. Banorët nga ana e tyre, refuzojnë të lënë apartamentet të cilat i kanë paguar. “Kjo çantë është lënë pikërisht në shkallën ku ne jemi ngujuar prej dy vitesh”, ka thënë ai.
Policia dhe njësia antieksplozive dhe po përgatiten për shpërthim të komanduar.
Njoftimi i policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.
(B.H/Faxweb)