Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një bashkëbisedim me të rinjtë e Devollit ditën e sotme ka thënë se qeveria po e vendos para dy zgjedhjesh të vështira këtë kategori, ose të merren me drogë sose të largohen nga Shqipëria.
Sipas tij nëse kjo situatë shkon gjatë vendi do të shkojë në katastrofë.
Qeveria e Edi Ramës i ka vënë para dy zgjedhjesh të rinjtë, o të merren me drogë ose të emigrojnë, ose një nga këto të dyja ose mbetet a punë. Nëse kjo vazhdon vendi do të marrë fund, katastrofa të tilla u ka ndodhur edhe vendeve më të zhvilluara. Duhet që rinisë ti ofrojmë qasje për një punësim real me paga dinjitoze”, tha Basha.
Ndërkohë ai bëri të ditur se nga gjermanët i është thënë se deri në vitin 2030 Gjermani do të ketë nevojë për 4 milionë profesionitë, dhe për për të punuar një pjesë e mirë e të rinjve shqiptarë nuk do ta kenë të nevojshme fare për të shkuar në Gjermani.
“Deri në vitin 2030 Gjermania ka nevojë për 4 milion profesionistë, por një pjesë e tyre nuk ka pse të shkojnë atje për të punuar. Më është komunikuar mua zyrtarisht, mund të punojnë nga shtëpitë e tyre, nga studio e tyre dhe nuk ka nevojë as të jenë në kryeqytet”, theksoi ai. (B.H/Faxweb)