Mediat italiane i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë ceremonisë për 90 vjetorin e lindjes së Kardinal Ernest Simoni Troshanit në Firence, ku i pranishëm ishte dhe Presidenti Ilir Meta Prestigjozja “La Repubblica”, “Vatican Neës” si dhe mediave të tjera, edhe mediat italiane i ka kushtuar vëmendje ceremonisë dhe veçanërisht urimit special që Papa Françesku i bëri Kardinal Troshanit, mesazh i cili u lexua nga Kryeipeshkvi i Firences, Giuseppe Betori në meshën e organizuar për gjithë shenjtorët, ku merrte pjesë Presidenti Meta, Kryetari i Bashkisë, Dario Nardella dhe autoritete vendore.
Gjatë ceremonisë për 90-vjetorin e lindjes së Kardinal Troshanit është kujtuar qëndresa tij dhe të gjithë klerit shqiptar nën diktaturën komuniste.
Kardinalint Ernest Simon i është dorëzuar “Vula e paqes” Çmimi është dhënë më pare për personazhe si Papa Gjon Pali II, Mikhail Gorbachev dhe Dalai Lama.
“Don Simoni, i cili ka jetuar në Firence për vite, përfaqëson një lidhje të mëtejshme midis Firences dhe Shqipërisë. Sot është një festë e dyfishtë për qytetin tonë. Jo vetëm për dorëzimin e vulës së Paqes për Don Simoni, por edhe për festimin e ditëlindjes së tij të 90, tha kryetari i bashkisë së Firences.
Don Simoni, i cili u emërua kardinal nga Papa Françesk në vitin 2016, u mirëprit në dioqezën e Firences dhe kardinali Betori i caktoi atij një kanon nderi të kapitullit metropolitan.