Kryeinspektori i IMT-së në Durrës Ardian Halili i cili u kanos nga 4 persona për shkak të detyrës, ka thënë për “Fax News” se ai ishte ndjerë i këcënuar pasi personat në fjalë i kishin shkuar në banesë dhe e kishin kanosur.
“Më erdhën në banesë dhe më kanosën”, ka thënë Halili për Fax News.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bizë të Durrësit, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka, i cili është polic burgjesh, kanë kanosur me jetë kryeinspektorin. Shkak për kanosjen është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit.
Kanosja pasi familjes Dervishi në pronësi të së cilës është objekti i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.
Ardian Halili ka thënë për ‘Fax News’ se prishja e objektit është caktuar të bëhet ditën e martë.
“Prishja e objektit është për diten e martë, por kisha dërguar njoftimin sipas ligjit. U ndjeva i kërcënuar prandaj dhe bëra kallzim në Polici për personat në fjalë”, ka thënë ai. (B.H/Faxweb)