Policia ka reaguar pas lajmit për kërcënimin e kryeinpektorit të IMT-së në Durrës, Ardian Halili.
Policia njofton se për ngjarjen ka fillur procedim penal për dy shtetaset A H. 48 vjeçe dhe A.D 21 vjeçe (nënë e bijë)
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve:
- N.D. 48 vjeçe, banuese në Durrës;
- A.D. 21 vjeçe, banuese në Durrës.
Shtetaset e mësipërme(ëmë e bijë), ditën e sotme në fshatin Fushë- Bizë, Ishëm, kanë kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A H. 48 vjeç, banues në Durrës K/ Inspektor në IMT Durrës.
Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës ” parashikuar në nenin 238 të Kodit Penal”, njofton policia.
Kryinspektori i IMT-së pak më parë deklaroi për “Fax News” se e ai ishte ndjerë i këcënuar pasi personat në fjalë i kishin shkuar në banesë dhe e kishin kanosur.
“Më erdhën në banesë dhe më kanosën”, tha Halili për Fax News.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bizë të Durrësit, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka, i cili është polic burgjesh, kanë kanosur me jetë kryeinspektorin.
Shkak për kanosjen është bërë një urdhër për prishjen e objektit, agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit.
Kanosja pasi familjes Dervishi në pronësi të së cilës është objekti i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim pa leje. Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.
Ardian Halili ka thënë për ‘Fax News’ se prishja e objektit është caktuar të bëhet ditën e martë.
“Prishja e objektit është për diten e martë, por kisha dërguar njoftimin sipas ligjit. U ndjeva i kërcënuar prandaj dhe bëra kallzim në Polici për personat në fjalë”, ka thënë ai. (B.H/Faxweb)