Eurodeputetja greke Eleni Theocharous vizituar sërish ditën e sotme banesën e ekstremistrit grek të vrarë në Bularat të Gjirokastrës pasi qëlloi mbi forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas.
Theocharous e ka konsideruar vrasjen e Katsifas si dhunim të të drejtave të njeriut “dhe se pas ngjarjes së tmerrshme të vrasjes së Katsifas besoj se kemi të drejtën të hetojmë dhe të zbulojmë të gjitha provat që lidhen me këtë histori të tmerrshme”.
Ajo ka thënë se Katsifas në vend që të vritej, mund të arrestohej dhe të çohej në gjyq
“Çdo person në botë, gjithkush ka të drejtë për një proces gjyqësor të drejtë. Kjo është ajo çfarë unë mendoj për këtë rast. Në vend që të vritej, mund ta arrestonin dhe ta çonin në gjyq, nëse kishte shkelur ligjin”, thotë eurodeputetja greke.
Deklarata:
E konsideroj veten një aktiviste e të drejtave të njeriut, sepse e kam kaluar jetën time duke i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në gjithë botën. Kjo është arsyeja pse jam këtu, sepse ka dhunim të të drejtave të njeriut të minoritetit grek në këtë zonë. Dhe pas ngjarjes së tmerrshme të vrasjes së Katsifas besoj se kemi të drejtën të hetojmë dhe të zbulojmë të gjitha provat që lidhen me këtë histori të tmerrshme.
Nuk bie dakord me atë çfarë thonë mediat në Shqipëri, unë nuk jam një ekstremiste, jo një fashiste, por jam një aktiviste e të drejtave të njeriut të gjithë e dinë këtë në Parlamentin europian.
Jam duke luftuar për të ndihmuar Shqipërinë për t’iu bashkuar BE, por mesazhi im për njerëzit në Shqipëri është që me gjakderdhje nuk mund të arrini në BE, nuk mund të arrini asnjë progres në negociatat. Çdo person në botë, gjithkush ka të drejtë për një proces gjyqësor të drejtë. Kjo është ajo çfarë unë mendoj për këtë rast. Në vend që të vritej, mund ta arrestonin dhe ta çonin në gjyq, nëse kishte shkelur ligjin.
Përveç kësaj mendoj se ka një tjetër dhunim, ai i standardeve morale, i mbajtjes së trupit në morgun e Tiranës për kaq shumë ditë pa i dhënë asnjë informacion të afërmve se çfarë planesh kanë. Sigurisht kjo situatë e trishtë do të shkaktojë disa probleme në procesin e pranimit. Askush nuk do ta pranojë këtë mënyrë të sjelluri dhe nuk është e krahasueshme me principet dhe vlerat e BE.
Le të flasim për marrëdhënie më të mira. Qytetarët e mirë janë ata që pranojnë të drejtat e çdokujt dhe minoriteti ka disa të drejta, që duhen respektuar. Mendoj se trupi duhet t’i kthehet urgjentisht familjes për ceremoninë funerale dhe nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur në Tiranë.
Nuk mund të influencojë qeverinë e Shqipërisë që ta bëjnë këtë, por kjo sjellje do të influencojë në të gjithë anëtaret e BE. Nëse do isha në pozicionin e autoriteteteve këtu do sqaroja menjëherë pse po mbahet trupi në Tiranë. Jemi duke u përpjekur të zbulojmë atë çfarë jemi duke hetuar, por nuk kanë asnjë arsye dhe kjo është shumë e qartë. Të gjithë e dinë këtë, i gjithë komuniteti e ka të qartë.
(B.H/Faxweb)