Kanë reaguar për Fax News anëtarët e familjes Dervishi, ndaj 2 prej të cilëve rëndon akuza e kanosjes për shkak të detyrës, në drejtim të Kryeinspektorit të IMT Durrës, Ardian Halili.
Kryefamiljari Bedri Dervishi, deklaroi për gazetaren e Fax News, Elitjona Doko, se Kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit,Halili, po punon me dy standarde. Dervishi akuzon Institucionet shtetërore, që po punojnë me emra të përveçem dhe jo sipas ligjit në fuqi. Ndërsa lidhur me akuzat e ngritura në drejtim të bashkëshortes dhe vajzës së tij për kanosje pohon se do ti padisë për dëshmi të rremë, pasi nuk kanë kërcënuar asnjë drejtues institucioni, por kjo sipas tij, po ndodh për shkak të pushtetit që disponon Kryinspektori në instancat e drejtësisë.
Një ditë më parë, Kryinpsktori i IMT-së në Durrës Ardian Halili denoncoi në Policinë e Durrësit, se është kanosur për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Bizë të Durrësit, ku 4 persona përkatësisht Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe Begator Gjoka kanë kanosur me jetë teksa ndodhej në lokalin pranë banesës kryeinspektorit Halilit, ku policia më pas njoftoi procedimin në gjendje të lirë vetëm për dy prej tyre.
Shkak një urdhër për prishjen e objektit, agjenci ”Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit në hyrje të Durrësit. Kanosja ka ndodhur, pasi familjes Dervishi në pronësi të së cilës është objekti i është dërguar urdhri për prishjen e objektit, ndërtim paleje. Objekti ishte në proces legalizimi po me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare është skualifikuar nga legalizimi, pasi cenon sigurinë hekurudhore.
Burime për Fax News, bëjnë të ditur se kjo zonë është konsideruar trekëndësh hekurudhor dhe për të gjithë objektet aty pranë, që janë në distancë nga 5 deri në 25 m nga shinat e trenit, është kërkuar largimi i tyre, pasi cenohet siguria hekurudhore. Pritet që institucionet të thonë fjalën e tyre të fundit mbi këtë problem.
Ndërkohë burime pranë Drejtorise së Hekurudhës Shqiptare thonë për Fax News se letra u ka shkuar të gjithëve, pasi zona në fjalë konsiderohet trekëndësh hekurudhor dhe cënon sigurinë e hekurudhës.