Një 59-vjeçare është mbytur të premten në lumë në fshatin Ferras në Fier, e cila cila ka qenë e paralizuar dhe është rrëzuar në ujë.
Pas ngjarjes familjarët kanë kërkuar vetë me varka, ndërsa vetëm sot është ndërhyrë nga polumbarët e RENEA-s të cilët tashmë kanë ndaluar kërkimet për gjetjen e trupit të gruas që mendohet se është mbytur në lumin Vjosë.
Mësohet se polumbarët nuk arritën të gjejnë asnjë shenjë të gruas, edhe pse kërkuan për më shume se tre orë në të gjithë territorin ku mendohet se ka rënë 59-vjecarja Manushaqe Nexhipi.
Sipas familjarëve gruaja ishte e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëra dorë, ndërkohë që vuante edhe nga skleroza.
Fax News mëson se polumbarët nuk do të vijojnë nesër kërkimet për trupin e 59-vjeçares, ndërsa ndërhyrja e tyre u bë pas denoncimit të familjarëve në Fax News.
59-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post