Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja e grupit të PS-së pas refuzimit të presidentit Meta për të dekretuar si Ministër të Brendshëm Sandër Lleshin.
Nga burime të ‘Fax News’ mësohet se Rama, ndërsa ka zbardhur letrën e presidentit Meta në grupin e PS, është shpehur se vendimi i presidentit është antikushtetues , por ka theksuar se nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Sandër Lleshit pasi Lleshi ka ‘Top Cosmic’- certifikata më lartë e sigurisë nga NATO.
“Deri sa të bindim presidentin se është i duhuri. Mosdekretimi është në shkelje të kushtetutës. S’kemi Gjykatë Kushtetuese dhe do të gjejmë mënyra të tjera. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit. Lleshi ka Top Cosmic- certifikata më lartë e sigurisë nga NATO. E ka vetëm ky dhe Pandi për NATO-n”, është shprehur ndër të tjera Rama. (B.H/Faxweb)