Mediat greke janë investuar fuqishëm për të raportuar zhvillimet më të fundit që kanë ndodhur lidhur me çështjen e Konstatinos Katsifas, i cili mbeti i vrarë të dielën e 28 Tetorit nga forcat RENEA në Gjirokastër.
Së fundi ka qenë nëna e të ndjerit, ajo që ka dhënë një intervistë për Protothema.gr, ku në asnjë moment nuk e ka fshehur zhgënjimin e saj në raport me kryeministrin e Greqisë Aleksis Tsipras, që sipas saj nuk ka reaguar për këtë çështje. Ajo thotë se ende pret një telefonatë nga kryeministri grek.
“Pse fëmija im rri dhjetë ditë? Z. Tsipras nuk bëri asgjë. Nuk na ndihmoi fare. Ai nuk gjeti një fjalë për të thënë”, është shprehur ajo për median greke.
“A kemi votuar për të dhe çfarë bëri ai? Ne votuam për të. I thashë atij Alex, ti je në anën tonë, ndërsa ai nuk gjeti një fjalë, për të na thënë”, shprehet më tej nëna e Konstantinos Katsifas.
Nga ana tjetër ajo ka falenderuar grekët për mbështetjen që i kanë dhënë në këto ditë, ndërsa pritet që nesër djali i saj të prehet për në banesën e fundit.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post