Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri teksa komentoi shifrën e eksportit dhe ferrokromit në këto vite, është shprehur se Shqipëria eksporton të paktën 60 mijë ton, një shifër që sipas tij kalon edhe Enver Hoxhën gjatë komunizmit. Gjiknuri ia la meritat politikave të nxitjes dhe përpunimit të ferrokromit duke përfshirë këtu edhe kontratat me Alb Crom.
“Ne duhet të krenohemi për shkak të politikës së këtyre 4 viteve, nuk është thjesht mburrje. Në këto vite kemi tejkaluar eksportet e Enver Hoxhës sa i takon ferrokromit. Shqipëria eksporton 60 mijë ton ferrokrom. Për shkak të kapaciteve të shtuara të industrisë përpunuese të ferrokromit.
Të gjithë këto investimet private, qoftë koncesioni i Bulqizës, qoftë ndërtimet e tjera që janë bërë në Elbasan sa i takon fabrikave të reja bënë të mundur rritjen e eksportit të ferrokromit. Kjo është një vlerë e shtuar në ekonominë shqiptare. Kjo falë politikave të nxitjes së përpunimit të ferrokromit brenda vendit dhe rishikimit të kontratave koncesionare përfshi dhe kontratave me Alb Crom”, u shpreh ai.
Discussion about this post