Në shtëpinë e Rezarta Shkurtes ndihet atmosfera festive e fundvitit! Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku shfaqet me familjen e saj të vogël, bashkëshortin Ermal Hoxha dhe vajzën e tyre Hera, duke përgatitur pemën e Vitit të Ri.
Duket se e gjithë organizatorja e atmosferës magjike në shtëpi është Hera, e cila kishte shprehur dëshirën për të bërë gati gjithçka. Pema është e zbukuruar me detaje të bardhë dhe në ngjyrë floriri, ndërkohë që poshtë shihen të renditura kutitë me dhurata. Ky është viti i parë që e gjithë familja është bashkuar dhe do të festojnë të gjithë bashkë ndërrimin e viteve. Video përmbyllet mes puthjesh dhe përqafimesh mes anëtarëve të familjes.
“Hera vendosi që festat të fillojnë sot në shtepinë tonë”, – shkruan këngëtarja krahas videos.
Gjithsesi, duhet nënvizuar se Rezarta Shkurta na prezantoi edhe me një pjesë të shtëpisë së saj super moderne. E dekoruar në ngjyrë të bardhë dhe me një ambazhur gjigand në mes, duket se ata mblidhen netëve të ftohta të dimrit rreth oxhakut.