18:34 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ceremonia për Katsifan dhe thirrjet antishqiptare, Ngjela: Njerëz pa vlerë, nuk i bëni gjë Shqipërisë. Ja kush ua ka fajin

14:48 | 08/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ceremonia për Katsifan dhe thirrjet antishqiptare, Ngjela: Njerëz pa vlerë, nuk i bëni gjë Shqipërisë. Ja kush ua ka fajin

Nderimet dhe thirrjet raciste  kundër shqiptarëve në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat, kanë irrituar avokatin e njohur Spartak Ngjela.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai është shprehur se ajo çfarë ndodhi në Bularat është një turp, ku sipas tij një terrorist u varros me ceremoni.

Më tej Ngjela shkruan se shteti grek në krizë po provokon shqiptarët, por sipas tij kjo fushë veprimi e tyre vjen edhe sepse Shqipëria ka një kryeministër pa vlerë kombëtare.

Megjithatë ai shprehet se grekët janë të humbur, dhe për këtë nuk ua kanë fajin shqiptarët por ata që i gënjyen për 150 vjet për historinë e falsifikuar.

Postimi i plotë:

Turpi grek i Bularatit.
Varroset me ceremonial një terrorist. Njëlloj si të vrarët e Mafies apo terrorizmit ndërkombëtar.

Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin; dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk e dinë përse kanë ardhur në Shqipëri.

Janë për të qarë hallianë. Shteti grek në krizë që vjen dhe provokon shqiptarët në Shqipëri.

Por kanë fushë veprimi nga një kryeministër pa asnjë vlerë kombëtare, që me naivitet, njëlloj si Saliu, të dy bashkë menduan se mund të destabilizonin Shqipërinë me ca lapaculë anadollakë të ardhur nga Greqia.

Asgjë nuk mund t’i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz pa asnjë vlerë, që vinë këtu për të fyer shqiptarët. I patë? Të çmendurit që kërkojnë antihistorinë.

Asgjë nuk iu bëjnë dot shqiptarëve, sepse gjithçka po shkon drejt bashkimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Ky turp i sotëm, do të jetë sigurisht fakt dobibrurës në ecurinë drejt rikthimit të personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Janë të humbur historikë këta grekë që bërtasin sot në jerm në Shqipëri… por këtu nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që në 150 vjet i kanë gënjyer për historinë e tyre të falsifikuar.
Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit gjithëshqiptar, duan apo nuk duan neoandartët qesharakë grekë.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: BularatceremoniagreketKatsifasSpartak Ngjela
Pas

”Të poshtër!”, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj thirrjeve të ekstremistëve grekë: Kërcënime për shkak të detyrës!

Para

Meta vizitë në Universitetin e Kozencës në Kalabri: Lidhet me historinë e albanologjisë dhe mendimit shqiptar

Para
Meta vizitë në Universitetin e Kozencës në Kalabri: Lidhet me historinë e albanologjisë dhe mendimit shqiptar

Meta vizitë në Universitetin e Kozencës në Kalabri: Lidhet me historinë e albanologjisë dhe mendimit shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje, një në gjendje kritike

“Me rëndësi zbatimi i ligjit, jo aksionet”, Ina Zhupa lidh prishjet në Theth me ‘Paketën e Maleve’

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë (EMRAT)

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

Ministri Gonxhja takim me drejtoreshën e ISSH në Itali, diskutohet mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes së pensioneve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.