11 ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit grek Kostantinos Katsifas, i cili humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, sot ai është përcjellë për në banesën e fundit.
Mijëra qytetarë, kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat, ceremoni e cila u shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare nga ultranacionalistë grekë të mbërritur në Bularat.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar, familjarë të 35-vjeçari si dhe personazhe të tjera kanë mbajtë disa fjalime, të cilët e kanë quajtur Katsifan si të pavdekshëm. Pas varrimit të 35-vjeçarit, turma e njerëzve është larguar nga Bularati në drejtim të vendeve nga ku kanë ardhur.
Kujtojmë se “Zjarr qenve shqiptar”, “Gjaku na thërret të djegim shqiptarët”, “Duhet të dini se këto janë tokat tona, jemi në Vorio-Epir këtu”, “Greqi, Greqi ti na drejton ne”, kanë qenë disa nga thirrjet më të rënda kundër shqiptarëve.
Por nuk kanë munguar thirrjet edhe ndaj gazetarëve shqiptarë. “Gazetarë të poshtër”, është dëgjuar të thërrasë turma.
Ndërkohë siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga ‘Fax News’ arkëmortit i prinë ektremisti grek i ‘Agimit të Artë’, Babis Karathanos.
(B.H/Faxweb)