Janë lënë të lirë në orët e para të mëngjesit 12 personat e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Gjirokastrës. Ata jane lënë të lirë në orën 01:30 duke u proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Mbi Babis Karathanos, ekstremistin e njohur të Agimit të Artë rëndon vepra penale e kalimit të paligjshëm të kufirit ndërsa për 11 të tjerët ajo e nxitjes së urrejtjes dhe organizime të paligjshme të tubimeve masive. Shkak për këtë u bënë deklaratat antishqiptare të një dite më parë në ceremonine e varrosjes së Kacifas në Bularat.
Disa nga thirrjet që u përdorën ishte: Kjo është toka greke, digjni gjakun e shqiptarëve, apo gazetarë të poshtër. Në momentin e dërgimit të trupit për në banesën e fundit në qendër të Bularatit u shpalos dhe një flamur gjigand grek.
12 personat që u shoqëruan dje ishin:
Thanas Papas
Dhimitër Konstantinos
Nina Dinos
Jorgos Varelas
Anestis Panajotis
Andrea Kurti
Thoma Stefo
Athanasis Papas
Konstantinos Gizolis
Harallamb Karathano
Pirro Panajoti
Kristo Duci
(E.K/FAXWEB.AL)