10:04 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama nuk dorëzohet për Sandër Lleshin: Rifirmosa kërkesën për Presidentin

10:24 | 09/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama tërhiqet nga votimi i Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, pas takimit të fshehtë Meta-Xhafaj”

Kryeministri Edi Rama duket se është i vendosur për dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme dhe për këtë shkak ai i ka ridërguar presidentit Meta kërkesën për ta dekretuar.

Rama thotë se bashkëngjitur me kërkesën për dekretim presidentit do t’i dërgohet edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Reagimi i Ramës:

Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.

Jo më larg se një orë më parë presidenti Meta u shpreh se për të gjithë amatorët që nuk njohin Kushtetutën dekretimi i një ministri nuk është një akt ceremonial.

“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e presidentit. Akt ceremonial është vetëm betimi të presidenti. Kam një pyetje tjetër, a mundet që dekreti i presidentit të rrëzohet në Kuvend?!, se as kjo nuk shprehet në asnjë moment në mënyrë eksplicite në Kushtetutë”, u shpreh Meta.

Ndërkohë që referuar pyetjes së gazetares së Fax News, Ambrozia Meta nëse do i japë Kuvendit sqarime për mosdekretimin e Lleshit presidenti u shpreh se ai ka një marrëdhënie shumë të afërt me Kuvendin, që i kanë dhënë dhe votat për në krye të shtetit.

‘’Më lini të bëj detyrën time si gjithmonë”, u shpreh më tej Meta, duke e mbyllur me buzëqeshje, duke thënë se forumi kishte qenë i mrekullueshëm.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Spektakolar/ Bytyqi si Ibra, dy gola në stil “Taekwondo” (VIDEO)

Para

Koret raciste kundër shqiptarëve në Bularat, reagon Bushati: Benjamin Disraeli na la një këshillë…

Para
Nuk ka hapje negociatash me BE-në, vjen reagimi i parë nga opozita, kërkohet dorëheqja e Bushatit

Koret raciste kundër shqiptarëve në Bularat, reagon Bushati: Benjamin Disraeli na la një këshillë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë vulos sekuestron ndaj banesës në Qerret, rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Shpërthim në një dyqan në Fushë-Krujë dëme materiale, Policia në kërkim të autorit

Kosova me indeksin më të ulët të paqes dhe ekonomisë në rajon, përkeqësohet Shqipëria

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.