00:16 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

A do ta penalizojë Shqipërinë konflikti Rama-Meta? Fleckenstein: Ja çfarë informacionesh kam për Lleshin, por presidenti…

10:54 | 09/11/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do ta penalizojë Shqipërinë konflikti Rama-Meta? Fleckenstein: Ja çfarë informacionesh kam për Lleshin, por presidenti…

Raportuesi i BE për Shqipërinë, Knut Fleckenstein në një konferencë për mediat ku i pranishëm ishte dhe ambasadori i BE-së në Shqiëri Luigi Soreca, ka folur për një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë reformën në drejtësi, por edhe ‘konfliktin’ e fundit mes presidentit dhe kryeministrit për Sandër Lleshin, të cilin Meta nuk e dekretoi si ministër të Brendshëm.

Ai tha se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe se pavarësisht zgjedhjeve do të ketë maxhorancë që do të jetë pro procesit të zgjerimit, përvec partive të ekstremit të djathtë, të cilat asnjëherë nuk duan asgjë.

“Vitin që vjen kemi zgjedhje në PE dhe nje nga pyetjet është cfarë do të thotë kjo për Shqipërinë, dhe unë jam i sigurtë se pavarësisht zgjedhjeve do ketë një maxhorancë që do të jetë pro procesit të zgjerimit, përvec partive të ekstremit të djathtë, të cilat asnjëherë nuk duan asgjë. Problem është ndonjëhere Këshilli, pasi jo të gjitha shtetet anëtare bien dakord në të njëjtin moment. Zgjedhje ne PE do te sjellin shumica të tjera por do të jenë besoj gjithnjë pro rrugëtimit të Shqipërisë në BE.” tha Fleckenstein

I pyetur nëse konflikti mes presidentit dhe kryeministrit për shkak të mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, do ta penalizojë Shqipërinë në rrugën drejt BE, Fleckenstein u shpreh se ai nuk e di arsyen se përse presidenti ka refuazuar Lleshin, dhe nëse është e drejtë apo jo, por shtoi se kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo.”, tha ai ndër të tjera.

I pyetu se çfarë informacionesh ka ai për Sandër Lleshin, raportuesi për Shqipërinë u shpreh se informacionet që ka ai janë pozitive, por shtoi se presidenti mund të ketë të tjera informacione që e kanë bërë të marrë një vendim të tillë, duke mos komentuar më gjatë.

“Informacionet që kam unë janë të gjitha pozitive. Nga ana tjetër nuk e dimë nëse kemi të gjitha informacionet, sepse presidenti mund të ketë informacione më të thella. Nuk jam unë personi që mund të kritikoj presidentin. Nga organizatat ndërkombëtare di që z.Lleshi pritet mirë, por kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë presidenti”, deklaroi ai.

Fleckenstein do të takohet sot me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me kreun e PD-së Lulzim Basha.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Knut FleckensteinLleshimetarama
Pas

Ekzekutimi i Edison Harizajt dhe Genti Cacës/ Porosia dyshohet se vinte nga Belgjika (Ku lidhet me zhdukjen e Albano Xhaferrit)

Para

Aksidenti ku mbetën viktimë babë e bij, arrestohen drejtuesit e mjeteve në Korçë

Para
Video/ Makina përplas për vdekje babë e bijë në trotuar, shoqërohen drejtuesit e mjetit në Korçë (Emrat)

Aksidenti ku mbetën viktimë babë e bij, arrestohen drejtuesit e mjeteve në Korçë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.