13:23 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bularati”, reagon sërish Bushati: Shpresoj që forcat e rendit ta bëjnë punën e tyre

14:15 | 09/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Strategjia për zgjerimin, reagon Ditmir Bushati

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar sot për ngjarjet në Bularat. Lidhur me vrasjen e  Kacifas, Bushati tha se shteti i ka kryer detyrat.

Ndërsa sa i takon asaj që ndodhi në Bularat ku grekët që ishin të pranishëm në varrimin e Katsifas shpërthyen në kore raciste ndaj shqiptarëve, Bushati tha se shpreson që forcat e rendit të bëjnë punën e tyre dhe për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të ndiqet masa ligjore.

Deklarata e plotë e Bushatit për gazetarët

“Besoj se nga pikëpamja e detyrave shtetërore ne i kemi kryer ato detyra nji më nji dhe për incidentin fatkeq në Bularat.

Shpresoj shumë që prokuroria, policia, organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm dhe ne ti krijojmë mundësi që ata të shprehen me profesionalizëm për çka ka ndodhur në Bularat, për rrethanat e humbjes së jetës.

Një gjë e dimë të gjithë që po vure dorën mbi polici, kudo qofsh nga demokracitë më të zhvilluara, vendet më problematike, dihet se cili duhet të jetë reagimi dhe përgjigja e forcave të rendit.

Së dyti, nëse i referohemi ngjarjes së djeshme ku pamë një shpërfaqje të një ekstremizmi dhe parullave të cilat në thelb dëmtojnë miqësinë mes vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në këtë pikë mund të them që shpresoj që policia, forcat e rendit të bëjnë punën e tyre me seriozitetin maksimal dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë konsumuar akte të kundraligjshme të ndiqet rruga ligjore.

Detyra jonë është që të mos biem në kurthin që identifikojmë një grup ekstremistësh me popullin grek, i cili në ditë të vështira dhe në ditë të lumtura ka qenë aty krah për krah me ne”. (B.H/Faxweb)

Etiketa: BularatiBushati
Pas

”Edi Rama nëse është burrë të vijë në Athinë”, Zinxhiria: Rrezikohen emigrantët në Greqi!

Para

“Ndihmë, babi po rreh mamin”, djali telefonon policinë, në pranga shqiptari

Para
“Ndihmë, babi po rreh mamin”, djali telefonon policinë, në pranga shqiptari

“Ndihmë, babi po rreh mamin”, djali telefonon policinë, në pranga shqiptari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Banda ishte bërë tmerr në Torino, kishin kryer 68 vjedhje. Arrestohen 8 “skiftera” shqiptarë

Berisha: Tani është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë

Berisha: Farsa elektorale e Edi Ramës, Altin Troplinit, Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit, Suel Çelës dhe vrasësve të tjerë, nuk do pranohet kurrë

Farsa elektorale/ Berisha liston të gjitha arsyet: Ja pse vota e shqiptarëve vdiq pa rënë në kuti

Izraeli konfirmon eliminimin e nëntë shkencëtarëve dhe ekspertëve të lartë iranianë të programit bërthamor

Aksident në Levan/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, kamioni përfundon në kanalin anës rrugës

Humbi kontrollin e makinës pas manovrave në rrugë dhe përplasi 5 këmbësorë, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Tiranë

Hap i rëndësishëm për çuarjen përpara të hetimit/ Tragjedia me 24 viktima, gjendet kutia e zezë e Air India

Arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet

Tiranë/Vijon plani operacional për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.