Ish-lojtari i Interit, Samuel Eto’o, tashmë do t’i duhet të përballet në gjyq me një 18-vjeçare, e cila pretendon se është vajza e tij.
Sipas medieve ndërkombëtare, ngjarshmëria e vajzës është e madhe me Eto’o, ndërkohë atësinë e vërteton edhe analiza e ADN-së.
Somalezi, sipas avokatit të 18-vjeçares ka bërë një “gabim” në adoleshencëpasi në moshën 19-vjeçare ka lënë shtatzënë të dashurën e tij, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, dhe ajo qe ka lindur fëmijën jashtë Spanjës.
Duke u bazuar në provën e ngjashmërisë dhe atë të ADN-së, gjykata ka pranuar kërkesën e 18-vjeçares për nisjen e një procesi gjyqësor për njohjen e atësisë.
(B.B/ Faxweb.al)