Në një deklaratë për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se eurodeputetja greke, Eleni Theocharous është shpallur non grata. Vendimi vjen pas sjelljes së paprecedentë në varrimin e Konstandinos Katsifas në Bularat, ku mijëra grekë shpalosën flamurin e Greqisë dhe mbajtën thirrje antishqiptare dhe raciste.
Ishte këshilltari i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatii, Glevin Dervishi në një konferencë të jashtëzakonshme, i cili pohoi se eurodeputetja,Eleni Theocharous ka bërë thirrje për pretendime territoriale dhe deklarata që nxisin urrejtje, për këtë arsye është propozuar ndalimi i saj në tokën shqiptare.
“Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve te perseritura ekstremiste te eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj qe nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues te vendit tone, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikes se Shqiperise, nuk mund dhe nuk do te mund te behen me ne token shqiptare.
Mbeshtetur ne procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme e Republikes se Shqiperise do te percjelle nepermjet kanaleve diplomatike vendimin per te ndaluar hyrjen e metejshme ne Shqiperi te Eleni Theocharous”, deklaroi sot ai.
Kujtojmë që eurodeputetja greke ishte pak ditë më parë në familjen e të ndjerit Katsifas, ku edhe hodhi një sërë akuzash për vrasjen e minoritarit grek 35-vjeçar.
“Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t’i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut”, tha eurodeputetja.
(J.D/faxweb.al)