Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ka reaguar pas akuzave të deputetes, Albana Vokshi. Dako përmes një postimi në Facebook, zbulon se do të ngrejë një padi për shpifje për Vokshin, të cilën e cilëson si të papërmbajtur në fjalor dhe gënjeshtare.
Dako shkruan për Voshin nuk mbarojnë barcaletat në katundet ku kërkoi votat dhe se ajo duhet t’i çojë në gjykatë provat për fajësinë e tij.
“Me shumë kënaqësi do të ngre padinë për shpifje edhe për zonjën Vokshi, të cilën kam pasur rastin ta ndjek nga afër në fushatat e saj të ulëta si deputete e Durrësit jo shumë kohë më parë! Një zonjë e papërmbajtur në fjalor, në gënjeshtra dhe në injorancën e saj ekstremiste. Një politikane që e bën të bardhën të zezë dhe anasjelltas dhe që as nuk skuqet as nuk zverdhet, kur gënjen elektoratin. Aq gënjeshtare është kjo politikane sa që akoma sot nuk mbarojnë barcaletat për të në katundet ku kujtoi se gjeti budallenj për t’ju marrë votën! Mori atë që meritonte dhe sot vazhdon po njësoj, tamam njeriu që krijoi Saliu. Në gjykatë e panderuara zonja Vokshi, aty silli provat e fajësisë time ose pastaj dihet, lekët për Fondin e Edukimit!”, u shpreh ai.
(J.D/Faxweb.al)