Ish-presidenti Alfred Moisiu nga qyteti i Korçës, ku ishte i pranishëm në një aktivitet, i është përgjigjur interesit të gazetarëve për mosdekretimin si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit nga presidenti Ilir Meta.
Moisiu u shpreh se e mira është që presidenti ta dekretojë Lleshin, pasi ka pasur kohën e duhur për të verifikuar.
Më tej ish presidenti Moisiu theksoi se ështe i rëndësishëm bashkëbisedimi ndërmjet palëve, pra midis presidentit dhe kryeministrit për një zgjidhje më të mirë.
“Mendoj se Presidenti do ta kalojë këtë dekret. Mendoj që kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar.Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur. Unë e kam deklaruar edhe më herët se presidenti nuk është noter, por këto probleme zgjidhen me diskutime, mes presidentit dhe kryeministrit. Kushtetuta i jep të drejtë Presidentit të shqyrtojë. Unë kam patur dy raste, një rast me Nanon kryeministër dhe një rast me Berishën, për dy ministra. Më sqaroi Nano, po ashtu edhe Berisha për një ministër, më dha informacion.Tani, kjo është e mira e vendit. Në fund të fundit, presidenti është përfaqësues i dinjitetit kombëtar.”-u shpreh Moisiu për gazetarët.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post