21:25 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zëri i Popullit”, i Tahirit sulmon Ramën: Ja çfarë ke deklaruar në 2012-n, sot asgjë nuk është bërë

13:39 | 11/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
“Zëri i Popullit”, i Tahirit sulmon Ramën: Ja çfarë ke deklaruar në 2012-n, sot asgjë nuk është bërë

Rreth 2 javë më parë ‘Faxweb.al’ ishte i pari që publikoi lajmin se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kishte zyrtarizuar median e tij personale që për sfidimin e të gjithëve kishte dhe emrin e kanalit zyrtar të socialistëve ‘’Zëri i Popullit”.

Ish-ministri i Brendshëm i cili duket se po përgatit rikthimin e tij në politikë, tashmë do të kishte edhe median e tij personale në mbështetje. Sa i përket pikëpyetjeve mbi pozicionimin e medias, pronarë i të cilës ai ishte bërë, duket se nuk është dashur kohë për të marrë një përgjigje.

Pa kaluar shumë ditë kur vetë Tahiri në një deklaratë për mediat njoftoi se hetimet ndaj tij në Itali ishin pushuar, “Zëri i Popullit” në një artikull kushtuar një çështjeje nga më të rëndësishmet në Shqipëri siç është problemi i pronave sulmon kryeministrin Rama i cili kishte premtuar që ta zgjidhte këtë problem në vitin 2012.

“Por sot më 9 nëntor 2018, çështja e pronave mbetet një plagë po kaq e hapur sa në 2012 kur kryeministri aktual e konsideronte si një nga themelet e programit me të cilin PS do të vinte në pushtet”, shkruan “Zëri i Popullit”.

Për më tepër shkrimi edhe është sponsorizuar, për të patur një përhapje sa më të gjerë.

Më tej në artikull sulmohet edhe opozita me atë që po bën sa i takon problemit aktual të banorëve të “Unazës së Re” që duan t’u prishin shtëpitë. Sipas asaj që thuhet në shkrim edhe ata po bëjnë të njëjtën gjë që bënte Rama në 2012-n.

Më poshtë artikulli flet për shkeljet e të drejtave që u janë bërë shqiptarëve në lidhje me çështjen e pronave.

Nuk dihet se kush do të jenë ‘aleatët’ e Tahirit në rrugën e tij të kthimit i cili sulmon Ramën, por gjithashtu nuk ka një marrëdhënie të mirë me Xhafën i cili menjëherë pas dorëheqjes doli në krah të Veliajt.

Por tashmë Edi Ramës duket se do t’i shtohet edhe një tjetër “kazan” që do ta bezdisë, pronari i të cilit është ish-superministri i tij i dikurshëm. Se si do të vijojë ‘përplasja’ brenda PS mbetet për tu parë në vazhdim.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: ramatahirizeri i popullit
Pas

“Ne jemi Perëndia e rrugëve”, njihuni me bandën më të madhe shqiptare që kontrollon kokainën në Britani

Para

U arrestuan për shpërdorim detyre, gjykata e Korçës jep masën për 3 punonjësit e hetimit tatimor

Para
Qafë-Thanë/ Arrestohet 45 vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

U arrestuan për shpërdorim detyre, gjykata e Korçës jep masën për 3 punonjësit e hetimit tatimor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Kryeministri i Japonisë, do të japë dorëheqjen pas humbjes së madhe në zgjedhje dhe marrëveshjes tregtare me Trumpin

Tragjedi në Otranto/ Burri vdes brenda në makinë në sytë e vajzës 3-vjeçare, teksa priste gruan të dilte nga puna

BE kërcënon SHBA-në me tarifa ndëshkuese prej 100 miliardë euroshe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.