Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ka patur një takim me presidentin amerikan Donald Trump ku është diskutuar në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Thaçi thotës e Trump e mbështet marrëveshjen e mundshme me Serbinë. Porn ë postimin e tij presidenti I Kosovës nuk përmend askund se presidenti amerikan e përkrah edhe ndryshimin dhe korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
“Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Presidenti Thaçi bashkë me liderë të vendeve botërore po qëndron në Paris, ku po mbahet ceremonia e përkujtimit të 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë. (B.H/Faxweb)