Komsioni i Posaçëm i Apelimit ka nisur seancën për Edmond Islamajn gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Ky i fundit ka kaluar vetingun, por është ankimuar nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas komisionerve nuk jane hetuar siç duhet.
Në listën e verifikimeve të paplota komisioneri publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkjetuesen e tij S.T.
Një tjetër gjetje e komisionerit publik në lidhje me pretendimet se gjyqtari Islamaj s’duhet të kalonte vettingun pa një hetim të plotë, është dhe një kontratë huamarrje e vjerrit të tij me një person tjetër në vlerën e 3 milion lekëve, ku personi i pyetur nga komisioneri publik e mohon dhënien e këtij borxhi.
Florian Balliu dhe Darjel Sina janë komisionerët. Komisioneri Publik nuk është i bindur me hetimin e kryer nga KPK dhe kërkon një hetim më të thelluar.
Komisioneri Publik Florjan Ballhysa është shprehur se nga verifikimi dhe hetimi i KPK-së për pasurinë e Islamajt nuk ka qenë i plotë. Ai ka thënë se çmimi i shitjes së një prone me 1000 metra katrorë në Kavajë është blerë nga Islamaj poshtë çmimit të referencës.
Komisioneri publik: Gjatë karrierës ka kryer detyrën e gjyqtarit në gjykatën e Shkallës së parë drejtues i saj antare i KLD dhe antari i gjykatës së Apelit dhe prej 2011 antarë i gjykatës së Lartë.
Gjatë shqyrtimit të vendimit të Komisionit ka konstatar se në lidhje me kriterin e rivlersimit të pasurisë, pasaktësi të deklaratës ndërvite ligjshmrisë së krijimit të tyre përmbushjes së llogarive fiskale.
Çmon se procesi i hetimit për Edmond Islamajn nuk është i plotë se subjekti i rivlersimit ka arrit një nivel të besueshëm të krijimit të pasurisë së tij.
Paraqesim shkaqet e ankimit, nevoja për hetim të metejshëm në rastin e subjektiti lidhjet me pasuritë e paluejtshëm në emër të tij dhe të presonave të tjerë të lidhur me të dhe të likujditeteve.Pronë 1000 metra katrorë. Burimi i krijimit të kësaj pasurisë i parashtuar nga paga ndërvite është nën çmimet e referencës të viteve 2014. Rezulton se shitësi e ka regjistruar këtë pronë në emër në vitin 2015 një muaj para se të ja shiste subjekti.
Siperfaqe në emër të subjekti ndodhet disa metra larg detit Adriatik dhe ndodhet në një zonë strategjike për turizmin kjo pronë ndodhet në Kavajë.
Kolegji duhet të hetojë mbi këtë pasuri duke administruar dokumentacionin nga zyra e regjistrimit të pronave në Kavajë si ka kaluar pronësia nga shteti në pronësi private deri sa kjo pronë ka arritur në emër te subjektit të rivlersimit.
Pasi ishte një periudhë shumë e shkurtër e ndryshimit të pronave vetëm një muaj. Ka burim të fshehjes së pasurisë dhe krijimit të të ardhurave.” u shpreh komisioneri publik.
Më tej komisioneri publik nga verifikimi i kryer është shprehur se ka fsheheje të pasurisë se bashkëshoretes së gjyqtarit Edmond Islajmaj, e cila nuk ka deklaruar disa pasuri të paluajtshme.
KP ka vënë në dyshim burimin e krijimit të pasurive të bashkëshortes së gjyqtarit pas rrjedhin nga kontrata të bëra me babin e saj.
Bashkëshortja ka 3 pasuri të paluajtshme në pronësi e ka fituar pronësinë në vitin 2001 të treja këto pasuri nuk janë deklaruar më parë por vetëm në vitin 2017 një apartament 341 metra katrorë, njësi tegtare 55 metra katrore garazhe 16 metra katrore, 10.5 milonë apartamanti, 6.1 njesia tregtare dhe 834 mijë lekë.
Vlera e shitjes së një pronave Kavajë shkon deri në 20 fishin me shumë se shuma që ka blerë subjekti i rivlersimit ka dyshime për marrdhënien që ka pasur shitësi me subjektin. Këto prona janë blerë në shumën prej 1 milonë lekësh.
Janë siguruar 2 vërtetime ku vërtetohen se shuma e blerjes është shumë me e vogel se të ardhurat që zonja dispononte vlera e parave të zonjes është 730 mijë lekë.
Ky apartament në 2001 është në emër të subjektit kurse në vitin 2003 deklaron si banim shtepinë e prindërve të tij.
Zyra e regjistrimit të pronave të paluajtshme, Durrës ka shumë mangësi rregjistrimi i këtyre pasurive se kush e ka kryer në emër të subjektit dhe nëse kemi pasur vonesë në regjistrim të këtyre pasurive. Dhe në rast së është bërë rivlersimi tatimore i pronave në vitin 2012 dhe duhet të behet identifikimit se kush i ka bërë shlyerjen e tatimeve të këtyre pasurive. Bashkeshortja ka në pronësi dy gazonjere tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës.
Babai i bashkëjetueses është pronari pasi dhe ai ja ka dhuruar të bijës, nga viti 2010 subjekti dhe bashkëjtuesja nuk i deklaroj si huamarrje këto pasuri.
Mjeti Landorver i prodhimit 2005 e blerë 2,6 lekë, ndërkohë që mjeti ka kushtuar 21 mijë euro. Subjekti e ka paguar shumë për makinën para fillimit të seances dëgjimore në KPK ka sjellë 3 akte për pagesen e bërë ne 2010. 6 mijë euro dhe pastaj një akt tjetër 15 mijë euro subjekti nuk kishte të ardhura të mjaftueshme në 2014 e ka shit makinën 20.000 mijë euro pastaj një ditë me vonë makina është shitur tek një preson tjetër 15.000 mijë euro.
Babi i subjektit si subjekt i lidhur për të paguar një vlerë prej 12,6 mijë eurosh në 2010 të shitjes për makinën në fjalë.
Rezulton se në emër të subjekti të rivlersimit është një sipërfaqe prej 106 metra katrore ku janë edhe 3 pronat e paluajtshme që ka bashkjetuesja e subjektit këtë pronësi e kanë përfituar fëmijët nga gjyshi i tyre.
Në interes për hetimin është mundësia financiar e babit të subjektit të rivlersimit për pagesën e çmimit të blerjes prej 3 milion lekësh dhe shit blerja e Landroverit ka ndodhur vetëm tre muaj më pare nga i ati i subjektit tek babii i bashkjetueses së subjektit të rivlersimit.
Analiza në lidhje me krijimin e ligjshëm që kanë shërbyer për krijimin e kësaj pasurie nga babai i subjektit dhe një sërë kontradikatash midis shitjes dhe blerjeve nga prindrit e subjektit dhe bashkjetueses së tij.
Gjatë hetimit ka rezultuar se nga viti 2014 – 2016 ka pasur një mjet Landorover nuk e ka deklaruar si mjet në përdorim.
Subjekti është shprehur se e ka përdorur automjetin vetëm për lëvizje jashtë vendit, duhet të vërtetohet shuma për të cilën ka kaluar ky mjet në përdorim të subjektit dhe të merrën deklarimet e shoqërisë që kishte në pronësi automjetin duhet të ketë pasur një akt që e ligjëronte subjektin që ta kishte në pronësi.
Në deklarimet vjetore shfaqen dhe dy automjete të tjerë një Opel dhe një Benz Mercedes pretendoj se këto automjete i kanë shitur 3 dhe 4 mijë euro.
Nuk rezulton që komisioni të ketë siguruar aktet e shitjes. Hetimi i ligjshmërisë së burimit për blerjen e një automjeti Honday nga ana e bashkjetueses së subjektit konstatojmë se shuma e blerjes se kësaj pasurie eshte justifikuar me shumë 3 mije euro e fituar nga makina tjeter por që ska një kontratë shit blerje.
Subjekti deklaron në pronesi të tij një shumë prej 6537 mije euro dhe një depozitë kesh prej 20 mijë eurosh e hapur në 2016.
Gjithashtu 15 mije euro në bankën e nivelit të dytë kursimet e krijuara nuk përputhen me ato që ai deklaro në deklaratën Vetting mungon një vlerë prej 4.46 milion lekësh. Ai deklaroi se ka kursyer né shumë prej 9 milionë lekësh.
Të hetohet në lidhje me shkakun e kesaj diference dhe vendodhjes së kësaj diference dhe burimet e ligjshme për krijimin e saj për të kursyer vlerën prej 9.1 milionë lekësh.
Për sa i përket gjyqtarit Edmond Islamaj rezulton sipas sistemit TIMS se ka bërë një sërë udhëtimesh jashtë vendit.
Sipas sistemitTims rezulton se ka bërë një numër të madh udhëtimesh, 64 udhëtime gjatë viteve 2008-2016.
Mungon informacion nga Prokuroria e Përgjithshme pranë KPK. Nuk është kthyer përgjigjie në lidhje me rekordet kriminale, të shtëpive që rezultojnë në pronësi të subjektit, automjetet që ishin në pronësi të subjektiti të rivlersimit.
Të verifikohen të dhënat nga OSHE-s pasi me të njëtat të dhëna që kanë babi dhe nëna e subjektin jane tre kontrata me të njëjtat gjereralitet në Vlorë ku jane dy kontrata njësi sherbimi dhe nje kontate banesë banimi.
Komisioneri publik kerkon që të kryhet hetimi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe shqyrtimin e administrimin e provave. Të bëhet rihapaja e hetimeve.
Edmond Islamaj i cili ishte i pranishëm gjatë seancës, u shpreh se KPK kreu një hetim të thelluar dhe të nevojshëm për çdo gjë tjetër.
Islamaj deklaroi se nuk kam fshehur pasurinë dhe nuk kam bërë deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesit
“Në lidhje me pasurië kullote në Kavajë. Sinkundër ka rezultuar është fituar përmes kontratës shitblejrje kundrejt çmimit 137 mijë lekë e blerë nga kursimet e mia.
Kjo pasur është e fituar nga une me burime të ligjshme kjo pasuri nuk është regjistruar për herë të parë në 2015 por rezulton se kjo pasuri është në proëis të shitësit AH që ai e ka përfituar në vitin 2010 nga një tjetër person. Kontrata e shitblerjes në datë 27,03, 2015
Nuk mund të shitet prona nëse nuk është e ndarë ajo që ti do shesësh. Çmimi i blerjes është caktuar me vullnet të lirë nga shitësi.
Nga KPK është kryen një hetim i gjithanshëm. Bashkëtuesja ime i ka deklaurar pasuritë në vitin 2006 për herë të parë jo vetëm në vitin 2017 në formularin e deklarimit të pasurisë siç pretendo KPA.” U shpreh Islamaj.
(M.Q/Faxweb)