19:41 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e ish-policit/ Zbulohen fakte tronditëse, intriga për ekzekutimin e Bërçanës dhe gruas së tij u ngrit përmes një thashethemi

15:45 | 12/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e ish-policit/ Zbulohen fakte tronditëse, intriga për ekzekutimin e Bërçanës dhe gruas së tij u ngrit përmes një thashethemi

Vrasja e çiftit Berçana, ishte mes ngjarjeve të rënda kriminale që tronditën kryeqendrën e veriut të Shqipërisë.

Ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në korrik dhe ende nuk ka asnjë person në pranga për këtë ekzekutim mafioz, hetimet kanë zbuluar detaje tronditëse.

Dyshohet se një intrigë çoi në vrasjen e ish-policit Boran Berçanës dhe bashkëjetueses e tij, Silvana Ndoci. Bëhet fjalë për përhapjen e një thashethemi që ka patur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër.

Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur, “unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës”.

Bëhet fjalë për shpërthimin e tritoli në qendër të Shkodrës, që shkaktoi terror, plagosi kalimtarë dhe vetë Lul Kulla u dëmtua rëndë.

Në të vërtetë, sipas një burimi të ABC Neës, Boran Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte patur lidhje me ngjarjen. Pas verifkimeve ai ndodhej në Spanjë, për llogari të një grupi kriminal.

Por vendimi i ekzekutimit ishte marrë. Dhe jo vetëm për ish-policin, por edhe për bashkëjetuesen e tij që cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Mbi ta u shtinë 28 plumba, por fëmija i vogel i tyre shpëtoi, sepse ndodhej në sediljen e pasme.

Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë ligjore, as në vendin ku ndodhi ekzekutimi dhe as në makinën e autorëve e cila u gjet e djegur në By Pass e Shkodrës.

30 vjeçari Boran Berçana kishte qenë pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2011 kishte shërbyer në zonën e Fushë-Arrëzit si inspektor krimesh. Ai ishte larguar nga kjo detyrë në janar të këtij viti, pa dhënë arsye.

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Boran BerçanaintrigathashethemiVrasja
Pas

“A je në një lidhje dashurie?” Alban Ramosaj ‘çudit’ fansat me përgjigjen e tij

Para

Tjetërsuan pronat në bregdet, KLSH kallëzon  8 punonjës të Hipotekës në Sarandë

Para
Shmanget tragjedia në Sarandë, 12 persona shpëtojnë nga mbytja

Tjetërsuan pronat në bregdet, KLSH kallëzon  8 punonjës të Hipotekës në Sarandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri izraelit i Mbrojtjes niset drejt Uashingtonit për bisedime me SHBA-në

Zjarret në Shqipëri: 12 vatra të raportuara, 4 ende aktive, 277 forca në terren

VKM/ Vendosen rregullat dhe kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve pas përfundimit të detyrës, kriteret dhe procedurat

‘Lufta’ për mandatin/ Shabani i përgjigjet sërish Lapajt: Daja im vendosi të mos tërhiqet pasi e kërcënove me fëmijët

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s

SHBA-të i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Sirisë

Tarifa të rënda ndaj importeve braziliane/ Protesta kundër Trump, përkrahje e papritur për presidentin Lula

Kërcënohet sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Trump i sëmurë? Publikohen fotot me këmbë të fryra dhe dora me fondatinë

Trump pret kryeministrin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar armëpushimin në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.