Banorët që jetojnë në rrugën e një prej zjarreve më vdekjeprurëse të Kalifornisë, kanë mbetur të bllokuar në trafik gjatë tentativave të tyre për t’i shpëtuar vdekjes. Të paktën 7 persona u dogjën për vdekje brenda makinave të tyre, gjatë tentavave për t’i shpëtuar “Parajsës’ të enjten, ndërsa 27,000 njerëz u futën në një rrugë me katër korsi, e cila ishte rruga e vetme jashtë qytetit që nuk ishte bllokuar.
Të mbijetuarit treguan se si ata bënë kilometra, ndërsa flakët i afroheshin dyerve të makinave, ndërsa të tjerët dilnin jashtë në përpjekje për të shpëtuar kafshët dhe gjërat me vlerë.
Nichole Jolly, 34 vjeçe, një infermiere tha se ajo u përpoq të dilte nga një kamion i përfshirë nga flakët. Ajo rrëfeu sesi dorezat e dyerve ishin shkrirë nga nxehtësia e madhe, dhe teksa ia doli të dilte, këmbët dhe pantallonat e saj prekën me zjarrin.
“Po thithja arjin më të nxehtë që kisha thithur ndonjëherë, gryka ime ishte gjakosur, unë isha gati për të prekur tokën dhe fundi i këpucëve të mia po shkrihej. E shtrova dorën para meje dhe iu luta Perëndisë: “Të lutem, mos më lër të vdes në këtë mënyrë”, tha ajo për NBC.
Të paktën 29 persona kanë humbur jetën nga zjarret masive që kanë përfshirë Kaliforninë Veriore. Autoritetet vendase kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në veri të Kalifornisë për të ndihmuar në lehtësimin e përpjekjeve të shpëtimit.
(J.D/Faxweb.al)