Një ortek i dëmtimeve ka goditur kampionët në fuqi të botës, pasi katër lojtarë nuk janë grumbulluar këtë të hënë me përfaqësuesen e Francës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kombëtarja me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”. Dy yjet e Manchester United Paul Pogba dhe Anthony Martial, si dhe sulmuesi i Arsenalit Alexandre Lacazette dhe mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, do të humbasin ndeshjen ndaj Holandës për UEFA Nations League dhe takimin miqësore ndaj Uruguait.
Didier Deschamps i quajti Moussa Sissoko dhe Lacazette si zëvendësues ideal për Pogba dhe Lacazette për Martial, por Federata Franceze e Futbollit pak më parë ka njoftuar se Lacazette ështe i padisponueshëm, Pogba ka një dëmtim në kofshën e majtë, ndërsa Martial është i dëmtuar.
Megjithatë, për të mbuluar repartin sulmues, trajneri i “Gjelave” ka thirrur sulmuesin e Borussia Moenchengladbach, Alassane Plea, i cili pritet të bashkohet me grupin tjetër të skuadrës në kampin stërvitor. Ndërsa, Mendy u diagnostikua me një dëmtim në gjurin e majtë pas arritjes në qendrën shëndetësore në Clairefontaine të Francës dhe u kthye me klubin e tij, por mësohet se ai do të zëvendësohet nga lojtari i Lyon, Ferland Mendy, i cili u ftua për herë të parë në kombëtare, shkruan SP.
Franca do të udhëtojë në Roterdam të premten dhe pastaj katër ditë më vonë pret Uruguain në “Stade de France”.
Megjithatë, dëmtimi i sulmuesit të United, Martial është diçka e rëndë, pasi ai fitoi një rikthim në kombëtare tetë muaj më vonë pas paraqitjeve të tij të fundit. Martial luajti për Francën në mars, në fitoren 3-1 ndaj Rusisë dhe nuk u zgjodh për Kupën e Botës.
Personnel update:@paulpogba and @AnthonyMartial have withdrawn from the squad through injury, so @LacazetteAlex and @MoussaSissoko have been called up to replace them. pic.twitter.com/A4K2A1LFjR
— French Team ⭐⭐ (@FrenchTeam) November 12, 2018