Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka pohuar se inteligjenca e Kanadasë kanë dëgjuar audio-incizimin nga vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. “Kanadaja e ka dëgjuar atë që ka ndarë Turqia“, tha ai, duke u bërë udhëheqësi i parë perëndimor që konfirmon se vendi i tij ka dëgjuar incizimin e supozuar të vrasjes në konsullatës saudite në Stamboll.
Fillimisht ishte të shtunën, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ai që tha se i ka ndarë kopjet e incizimit me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Arabinë Saudite. Megjithatë, SHBA dhe Francathanë se nuk kanë pranuar asnjë audio-incizim.
Khashoggi, kontribues në gazetën Washington Post dhe kritik i Qeverisë saudite, është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor. Pas mohimeve të vazhdueshme, Riadi e ka pranuar se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje.
Autoritetet saudite kanë thënë se kanë arrestuar 18 njerëz të dyshuar për përfshirje në vrasje, ndërsa trupi i gazetarit ende nuk është gjetur.
(J.D/Faxweb.al)