UEFA po fillon të mendojë të marrë masa kundër Superligës, ku skuadrat më të forta në Europa po tentojnë të krijojnë një ligë të tyren të pavarur nga qeveria e futbollit.
Superliga – UEFA ka një plan zbatimi kundër Club Super League. Një ndër lëvizjet më emergjentë është spostimi i Champions League nga e marta dhe e mërkura për në fundjavë, duke ua lënë mes javën ndeshjeve të kombëtareve.
FIFA i del në mbrojtje – Në luftën mes UEFA-s dhe klubeve të Europës ka hyrë edhe FIFA. Presidenti Gianni Infatino ka paralajmëruar lojtarët se nëse marrin pjesë në këtë ligë nuk do të përjashtohen nga turnetë që organizon FIFA, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Botës, “Ata nuk do të marrin pjesë në kompeticion e organizuar nga FIFA, përfshirë edhe Kupën e Botës. Nuk do të luajnë në turne si: Kupat e Evropës, në Kupat e Amerikës dhe Libertadores, si edhe në Botërorin e Klubeve”, theksoi Infatino, shkruan SP.
Kundërsulmi – Ekipet e mëdha të 5 ligave më të forta në Evropë (La Liga, Premier League, Seria A, Bundesliga dhe Ligue 1) kanë dërguar në zyrat e UEFA-s një marrëveshje të firmosur së bashku ku kundërshtojnë idenë e zhvendosjes së ndeshjeve të Champions League në fundjavë.
3 dhjetori – Kjo është data kur UEFA do të marrë vendim nëse do të përdoret VAR-i në fazat e mëtejshme të këtij sezoni në Champions League apo do të lihet për edicionet e ardhshme. Në takimin e Komitetit Ekzekutiv në Dublin do të diskutohet edhe krijimi një kompeticioni të tretë kontinental, i cili do të rrisë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në 96 nga të gjitha ligat e Evropës.