Ish-Zonja e Parë Michele Obama, në një intervistë të dhënë për kanalin amerikan ‘CBS’ ka zbuluar pse nuk e ka marrë mundimin të buzëqeshë, gjatë ceremonisë presidenciale të Donald Trump.
“Ndjenja që kisha gjatë ceremonisë së burrit tim, ishte zhdukur totalisht. Dikush nga stafi i tij më tha se që sjellja ime ishte gabuar. Kështu që e korrektova. Ndalova së provuari edhe të buzëqesh”, tha Michele Obama gjatë intervistës.
Ish-zonja e parë ka folur më pas për zemërimin që ka ndjerë gjatë momentit që ka dëgjuar regjistrimin në të cilin Trump përdorte fjalë fyese kundër femrave.
“Dua që njerëzit të kuptojnë rëndësinë e komandantit kryesor të një kombi dhe sa jetësore është të shkosh dhe të votosh nëse dëshiron të ndryshosh gjërat“, përfundon Michelle në intervistë.