Vendimi për të arrestuarit gjatë operacionit “Volvo 4” do të shpallet më 15 nëntor në orën 13:00.
Të arrestuarit kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Ditën e sotme në seancë ishin të pranishëm vetëm 16 prej tyre, ndërsa 8 të tjerë duke perfshirë edhe dy ish deputetët nuk morën pjesë, duke dërguar avokatët e tyre.
Në seancën e zhvilluar më 24 tetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lezhë dhe tek Krimet e Rënda në Tiranë nga 34 të arrestuarit si pjesë e operacionit ‘Volvo 4’, në burg u lanë 24 prej tyre. Dy deputetët e PS, Ndoka dhe Çuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga bandat, por kërkesa nuk u pranua nga trupa gjykuese.
Maks Haxhia, avokati i dy ish-deputetëve të PS-së ka deklaruar në seancë se prokuroria duhet të thellojë hetimet dhe duhet të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me vepër penale apo jo, raporton ‘Fax News’.
Haxhia ka folur në seancën tek Krimet e Rënda, ku ka theksuar se masa ektreme për Arben Çukon është e pajustifikueshme dhe duhet të ndryshohet pasi për Arben Çukon nuk ka asnjë provë fakt se mund të prishë provat e hetimit.
“Aty ka pislliqe, që ka një proces që fshihet një veprimtari kriminale, gjë të cilën prokuroria mund të vazhdojë hetimet, mund të thellonte hetimet, të mblidhte provat dhe të ndante a kemi të bëjm ëme vepër penale apo jo. Të siguronte provën 3 mijë euro”, ka thënë ai.
Kërkimi i një mase ektreme, që të pretendosh se një ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve është person i rrezikshëm apo ka të dhënë që do ti shmanget hetimit, apo ka autoritetin për të prishur prova është një nonsens bazuar në këto të dhëna nga dosja. Kërkoj ndryshimin e këtij vendimi
Ai do të sqarojë pozicionin e tij, kjo akuzë që i është bërë, që është tepër e rëndë, tepër fyese, që nuk guxoj të them se është e manipuluar, por është papërgjegjshmëri totale”, tha ndër të tjera Haxhia.
Sa i përket çështjes së Arben Ndokës, Haxhia është shprehur se nuk ka asnjë provë në asnjë rrethanë të vetme që të vërtetojë implikimin e e ish-deputetit të PS-së, Ndoka.
“Në të gjithë materialin që ndodhet sot në gjykim nuk ka asnjë element implikimi, të të gjitha rrethanave direkt, indirekt, të një prove të vetme, qoftë edhe bisede telefonike, të vetme, që Arben Ndoka të ketë implikuar veteveten, akuzat janë shumë të rënda, akuzohet për këto vepra kur ai ska asnjë detyrë apo funksion duke uke filluar nga grupi i strukturuar kriminal, falsifikim, është qesharake se zoti Ndoka akuzohet për jkëto vepra penale kur ai s’ka asnjë funksion për të prodhuar dokumenta të falsifikuar apo vula”, ka thënë Haxhia ndër të tjera avokati.
Edhe për Ndokën ai thotë se duhet të ndryshohet masa e sigurisë pasi nuk ka asnjë argument juridik që e justifikon”.
Më 22 tetor 2018, Policia e Shtetit njoftoi se nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.
EMRAT QE U LANE NE BURG
1.Hajri Seferi
2.Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
3.Shkelqim Avdyli
4.Astrit Avdyli ( alias Sulejmani)
5.Saimir Gjepali
6.Altin Avdyli
7.Jasin Avdyli
8.Fatos Llaftiu
9.Denis Llaftiu
10.Esat Mehmeti
11.Saimir Sulejmani
12.Elis Guri
13.Ilirjan Prifti
14.Petro Kuci ( alias Abedin Kuci )
15.Ardit Gjyriqi
16.Elton Shehaj
- Armand Spiro
18.Arben Cuko
19.Zef Lazri
20.Artur Balla
21.Arben Ndoka
22.Gjevi Ndoka ( alias Xhevair)
23.Bledi Ndokaj
24.Paulin Simoni
25.Zef Lazri
NE “ARREST SHTEPIE”
1.Bledar Koci (arrest shtëpie)
2.Lule Zeneli (arrest shtëpie)
3.Luigj Paloka (arrest shtëpie)
4.Kol Lleshi (arrest shtëpie)
5.Vlash Gazulli (arrest shtëpie)
6.Zef Ndoka (arrest shtëpie)
7.Vasil Nika (arrest shtëpie)
8.Genc Zeneli (arrest shtëpie)
DETYRIM PARAQITJE
1.Mimoza Ndoka (detyrim paraqitje)
2.Marjeta Perskura (detyrim paraqitje)
(B.H/Faxweb)