Këngëtarja Enca e cila është shumë e komentuar në shoë bizzin shqiptarë, si nga jeta profesionale ashtu dhe për jetën private, i ka habitur të gjithë në intervistën e saj të fundit.
Gjatë emisionit, ‘Ndrrim Nate’ Enca u bë pjesë edhe e lojës “Haje ose thuaje” ku nëse nuk i përgjigjej pyetjeve pikante, duhet të hante diçka të shpifur.
Pyetja që iu drejtua këngëtares ishte “Thuaje emrin e të dashurit tënd të parë”. Enca u betua se ajo nuk ka pasur kurrë një lidhje, por nuk është e virgjër.
“Do ta them shumë seriozisht, po të betohem në Zot nuk kam pasur asnjëherë të dashur. Kurrë nuk kam qenë në një lidhje. Por kjo s’do të thotë që kurrë nuk kam puthur, që s’kam pasur njerëz që i kam simpatizuar, që s’kam dal. Pa merak as e virgjër s’jam. Thjesht nuk kam pasur. Kurrë nuk kam qenë në një lidhje serioze“, u shpreh Enca duke shtuar se muzika nuk i lë kohë.