18:30 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kush e ka radhën”? Dënimi i Emiljano Shullazit, reagon Ambasada Amerikane

12:17 | 14/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kush e ka radhën”? Dënimi i Emiljano Shullazit, reagon Ambasada Amerikane

Pas dy vitesh dhe rreth 50 seancash ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i ambasadës amerikane e cila e ka ndjekur nga afër këtë proces gjyqësor.  Në reagimin e saj ambasada thotë se “Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor”.

Ambasada Amerikane gjithashtu bën me dije se kishte inkurajuar punën e prokurorëve shqiptarë që duke u bazuar në prova bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës, 14 vite për Emiljano Shullazin, 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Emri i Emiljano Shullazit ishte përmednur edhe nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu. (B.H/Faxweb)

Etiketa: ambasada amerikaneEmiljano Shullazi
Pas

“U zhgënjeva shumë!”, fansat kapin ‘mat’ moderatoren shqiptare me një mashkull misterioz

Para

Lajme të këqija nga Kombëtarja/ Lenjani largohet, Grezda dhe Basha stërviten të diferencuar

Para
Lajme të këqija nga Kombëtarja/ Lenjani largohet, Grezda dhe Basha stërviten të diferencuar

Lajme të këqija nga Kombëtarja/ Lenjani largohet, Grezda dhe Basha stërviten të diferencuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet efektiv policie në Kosovë, dyshohet si spiun i Serbisë

Rusia proteston kundër stërvitjeve ushtarake SHBA-Japoni

Trump: Do vendosim tarifa mbi 10 për qind për vendet më të vogla

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje, një në gjendje kritike

“Me rëndësi zbatimi i ligjit, jo aksionet”, Ina Zhupa lidh prishjet në Theth me ‘Paketën e Maleve’

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë (EMRAT)

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

Ministri Gonxhja takim me drejtoreshën e ISSH në Itali, diskutohet mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes së pensioneve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.