08:47 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Detajet/ Iu gjet kokainë dhe 3 armë të ftohta, arrestohet 43-vjeçari (Emri)

17:17 | 14/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vodhi disa para në një lokal, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari (EMRI)

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, kanë vënë në pranga shtetasin Samir Rexha, të cilit i janë gjetur 183 gramë kokainë dhe tre armë të ftohta “thikë”.

Sipas policisë, aksioni është bërë në kuadër të operacionit të koduar “STOK”, ndërsa thuhet se për këtë ka marrë informacione nga burime të ndryshme se shtetasi Saimir Rexha, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë (shitur) lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t’u shitur në lokalet e natës në Tiranë.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “STOK”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2.

Sekuestrohen 183 gramë “Kokainë”, si dhe tre armë të ftohta “thika”.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, finalizoi me sukses operacionin “STOK”, gjatë të cilit u kap në flagrancë shtetasi:

Saimir Rexha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, ka marrë informacione nga burime të ndryshme se shtetasi Saimir Rexha, merrej me veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve, duke shpërndarë (shitur) lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” në sasi të konsiderueshme (100-200 gramë) me porosi, e destinuar për t’u shitur në lokalet e natës në Tiranë.

Në bazë të këtyre informacioneve nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve rreth orës 19.30, në rrugën “Marko Boçari”, është ndërhyrë dhe nga kontrolli i ushtruar në trup, i është gjetur një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike, gjithsej 183.2 gramë “Kokainë”.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe tre armë të ftohta “thika”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndeve narkotike” , “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Dhuna në familje “, të parashikuar nga neni 283/1, 279/1 dhe 130/a të Kodit Penal, pasi në ngarkim të shtetasit Saimir Rexha ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Nuk ndalen protestuesit, sërish tym e flakë në ‘Astir’. Bllokohet rruga (VIDEO)

Para

Sekuestrohen 300 kg kokainë në Greqi, kush është shqiptari i arrestuar

Para
Sekuestrohen 300 kg kokainë në Greqi, kush është shqiptari i arrestuar

Sekuestrohen 300 kg kokainë në Greqi, kush është shqiptari i arrestuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin dhe del nga rruga

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.