Policia e Shtetit pas Vlorës ka publikuar sot emrat dhe fotot e personave më të kërkuar në qytetin e Fierit.
Janë në total 17 persona ata që cilësohen të një rrezikshmërie të lartë në Fier, për të cilët gjykata ka dhënë ose dënim me 25 vite burg, ose me burgim të përjetshëm.
Policia në njoftimin e saj iu kërkon ndihmë qytetarëve në mënyrë që të mund të gjejë vendodhjen e personave më të kërkuar të momentit në Fier.
Një pjese të personave të shpallur në kërkim Policia e shtetit nuk ka mundur që t’iu gjejë dot foto, dhe ka publikuar vetëm identitetet e tyre, si dhe dënimet që kanë marrë. Mes emrave rezulton të jetë në kërkim dhe një grua.
Njoftimi i Policisë:
Ja 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Fier, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.
(E.K/FAXWEB.AL)