20:51 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Flet zyrtari i lartë hungarez: Gruevski nuk do të përfitojë azil, do të ekstradohet

10:42 | 15/11/2018
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet zyrtari i lartë hungarez: Gruevski nuk do të përfitojë azil, do të ekstradohet

Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Hungari Adam Mirkoczki ka deklaruar se sih kryeministri maqedonas Nikola Gruevski, tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nuk do të përfitojë azil në Haungari.

Ligjvënësi dhe zëdhënësi i Jobbik Adam Mirkoczki e quajti situatën “një skandal të pashembullt”, duke thënë se Gruevski ishte një “kriminel i kërkuar” nga një vend që nuk është në luftë dhe Gruevski nuk po persekutohej për arsye fetare apo politike.

Gruevski njoftoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se ishte larguar për në kryeqytetin hungarez. “Jam në Budapest tashmë, ku kam kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze”, shkroi 48-vjeçari në faqen e tij në Facebook. Shkupi i ka bërë thirrje Budapestit të mos ia plotësojë atij kërkesën.

Të mërkurën, kryeministri maqedonas Zoran Zaev i bëri thirrje Hungarisë “të respektojë praktikat ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar”, e të mos ofrojë “mburojë refugjati për kriminelët”.

Në të kaluarën, Gruevski, një kundërshtar i thekur që Maqedonia t’i bashkohej Bashkimit Europian dhe NATO-s, kishte lënë të kuptohej se ishte “mik” me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Që të dy ata kanë akuzuar miliarderin liberal amerikan, George Soros, për nxitje të emigracionit të paligjshëm, pretendime që vet Soros i ka hedhur poshtë.

Aplikimi i Gruevskit do të testojë vullnetin e Budapestit për të aplikuar rregulla të ashpra për azilantët, si dhe masa të ashpra antiemigracion, si për shembull gardhet me tela me gjemba në kufi, apo kampet e paraburgimit për azilkërkuesit, gjë që kanë shkaktuar kritika të ashpra nga kundërshtarët e Orbanit brenda dhe jashtë vendit, përfshi edhe nga Brukseli.

Por, Budapesti këmbëngul se dëshiron të ruajë marrëdhëniet e mira me Shkupin.

“Ne nuk duam të ndërhyjmë në asnjë mënyrë në çështjet e brendshme të shteteve sovrane, ndaj ne konsiderojmë vlerësimin e kërkesës për azil nga ish-kryeministri maqedonas si një çështje thjesht ligjore”, shkruante qeveria në një deklaratë.

Etiketa: Nikola Gruevski
Pas

E kishte të ndaluar nga ligji në Itali, 62-vjeçarja bëhet nënë falë Shqipërisë (Historia e pabesueshme)

Para

E fundit/ ”Me kapuç dhe syze dielli, si u arratis Gruevski përmes Shqipërisë, fluturoi me…”

Para
E fundit/ ”Me kapuç dhe syze dielli, si u arratis Gruevski përmes Shqipërisë, fluturoi me…”

E fundit/ ''Me kapuç dhe syze dielli, si u arratis Gruevski përmes Shqipërisë, fluturoi me..."

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

Zjarr i madh në një maternitet në Angli, evakuohen shtatzënat dhe të porsalindurit

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë! Hap tjetër më afër me Bashkimin Evropian

SHBA, të shtëna jashtë selisë së CIA-s: Një grua plagoset nga rojet e sigurisë

Bosnja shqipton dënimin e parë për mohimin e gjenocidit dhe lartësimin e kriminelëve të luftës

Vendimi i GJKKO, avokatët e Veliajt: Ata nuk janë pronarë, pasuria e paluajtshme në pronësi të Z. Xoxa është apartamenti ku ata banojnë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.