04:26 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Dritëhijet e Unazës së Madhe”, ekspertët: Sa është kostoja e dëmshpërblimit total të banorëve, projekti mund të kushtojë dyfish!

18:17 | 15/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Dritëhijet e Unazës së Madhe”, ekspertët: Sa është kostoja e dëmshpërblimit total të banorëve, projekti mund të kushtojë dyfish!

Lidhur me projektin e Unazës së Madhe në Tiranë kanë qenë të ftuar sot në studion e Fax News Romeo Nazarko, kryetar i shoqatës së gjeodeteve dhe Bledi Stefa ekspert i pasurive të paluajtshme.

Sipas Nazarkos në dosjen e ARRSH-së ka informacione të paplota dhe shtojnë dyshime se mund të ketë rritje të kostove të projektit. Nazarko shprehet se nuk është bërë një matje e plotë e largësisë së objekteve nga projekti i unazës.

“Kemi nisur kërkesë për indformacion në ARRSH para se banorët të nisnin protestat. Janë vendosur çmime fiktive ndërsa projekti është sponsorizuar nga një konsulent pranë ARRSH-së. Nuk ka pasur matje para projektit, ato pas projektit do të jenë joefektive, nuk ka rivelim topografik. Kostoja e këtij projekti është dyfishuar”, u shpreh Nazarko.

Nga ana tjetër eksperti i pasurive të paluajtshme Stefa u shpreh se banorët, qoftë edhe ata që nuk kanë legalizime për banesat e tyre, kanë çdo të drejtë në kërkesat e tyre ndaj shtetit, sa kohë që kanë 30 vite që jetojnë në ato ndërtesa dhe kanë paguar taksa dhe detyrime të tjera pranë pushtetit lokal.

‘’Ne kur mendojmë që të lyejmë shtëpinë mendojmë kush e kush t’i shmanget përgjegjësisë, imagjino nëse një ditë do të na vinte fadroma para portës së shtëpisë, dhe të na thoshte se do na e shembte. Pretendimet e banorëve qëndrojnë, pasi ata kanë shumë vite që janë shpërngulur aty, ata janë njohur si pronar sa kohë që kanë paguar detyrime. Qëndrimi i së majtës ka qenë urbanizim dhe më pas legalizim. Termat e përdorura nga Veliaj nuk janë teknike, këta nuk janë banorët e vetëm që kanë ndërtuar pa leje në Tiranë”, u shpreh Stefa.

Për Nazarkon në rast se 350 familjet hidhen në rrugë, qeveria dhe shteti është duke i shtyrë ata drejt emigrimit jashtë vendit.

‘’Zaptues dhe shpellarë janë fjalë antikombëtare. Do të prishen ndërtimet e 350 familjeve, këtyre familjeve që iu prishet banesa do t’iu hapet rruga që të largohen nga vendi, pasi nuk kanë më asnjë shpresë për të jetuar në këtë vend. Janë veprime që bëhen për të larguar qytetarët nga Shqipëria. Pjesa e të ardhurve fillon që në vitet 1944 në kohën e diktaturës, ne paguajmë ende sot për ish-pronarët, me paratë e taksave tona. Shqipëria është një fshat i madh, nuk mund të ndahen më qytetarët në të ardhur dhe vendas”, u shpreh më tej Nazarko.

“Një tjetër rrethanë tjetër favorizuese është se banorët që nga momenti që kanë blerë tokën kanë paguar detyrimet dhe taksat përkatëse, që ia ka marrë pushteti vendor, që nga marrja e një certifikate pranë Bashkisë. Sa kohë që pushteti vendor iu është referuar atyre si banorë, ata kanë të drejtë të trajtohen si të tillë”, u shpreh Stefa.

Sa mund të jenë kostoja e dëmshpërbimit të tyre:

Nazarko: Vlera që ata të kompesohen në total nga një përllogaritje e jona është rreth 8 milionë euro.

Stefa: Unë gjykoj se do të ketë probleme dhe me masën e dëmshpërbimit, është një zonë e vështirë për të përcaktuar vlerën e truallit dhe banesave. Ne kemi bërë një propozim më herët që kompesimi dhe rivlerësimi i pronave të mos bëhet nga ana e shtetit, po të bëhet nga studio të pavarura. Shteti vendos një çmim mesatar, dhe nuk përputhet me secilin rast të banorëve.

Stefa ka dhënë projektin e tij për zgjidhjen e problemit të trafikut në Tiranë duke u shprehur: 

Që të zbatosh sot një projekt të bërë 30 vite më përpara, është e pamundur. Tirana është bërë shumë herë më e madhe nevojitet një unazë më e madhe për kryeqytetin. Unë kam një punim timin, duke hedhur idenë e unazës së madhe të Tiranës në vitin 2050. 

Është një projekt kurajoz, ku unë do të përmendja disa gjurmë kryesore të tij. Përfshin brenda unazës dhe Bashkinë e Kamzës, lidhet dhe me mbikalimin e Rinasit, Vaqarrin dhe fshatin Picallë, më pas me Surrelin dhe me zonën e TEG-ut. Dikush që do të dalë nga Tirana ka një mundësi shumë më komode.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon personalitetin e pjesëtarëve të familjes mbretërore

Para

Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, tifozët skocezë u vijnë në ndihmë fëmijëve shqiptarë (FOTO)

Para
Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, tifozët skocezë u vijnë në ndihmë fëmijëve shqiptarë (FOTO)

Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, tifozët skocezë u vijnë në ndihmë fëmijëve shqiptarë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

PS kryeson në Belsh e Prrenjas, si ndahen votat mes ‘të vegjëlve’

Ekzekutohet urdhri i ndalimit nga SPAK për babain e kandidates së PSD-së në Fier

Numërohen 5% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 84 mandate, PD 49 mandate. PSD forcë e tretë politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.