Këtë mbrëmje në “Natë me Xhaxhiun” të ftuar ishin kompozitori Edmond Zhulali dhe Arif Vladi, ku folën për krijimintarinë e tyre muzikore. Teksa u ndalën te kënga e re për heronjtë kombëtare ata pranuan se kanë kërkuar edhe mbështetje nga Ministria e Kulturës, por që nuk kishin marrë përgjigje pozitive.
Këngëtari Arif Vladi teksa foli për këngën e re tha se nuk e gjeti mbështjetjen e ministrisë së Kulturës, një refuzim që sipas tij lidhet me frikën nga Turqia.
“Nuk e gjeta mbështetjen e ministrit të Kulturës. Nuk e vuri kush ujin në zjarr në këtë punë. Dyshoj se kanë frikë turqinë”, u shpreh ai.
Teksa foli për krijimtarinë e tij muzikore Vladi tha se tashmë këngët patriotike duhet të luftojnë me tallavanë, të cilën edhe televizionet e kanë kthyer në formë biznesi.
“Kënga është shpirti jonë, krijimtari dhe unë duhet të luftoj me tallavënë. Krijimtaria e Edmond Zhulalit në zhanrin e këngës patriotike shqiptare janë të një niveli të lartë. Realisht as në televizion nuk dëgjohen, edhe televizionet bëjnë tallava e dhe kanë kthyer në një formë biznesi”, u shpreh ai.
Ndërsa kompozitori Edmond Zhulali teksa vlerësoi figurën e Arifit si këngëtar u shpreh se ai i ka dhënë këngëve një nivel tjetër. Zhulali tha se ne kemi nevojë të ndihemi pak shqiptarë, përmes këngëve patriotike.
“Arifi është një nga këngëtarët më potent të muzikës shqiptare. Arifi u pa si një këngëtar me vlera shumë të mëdha. Ai kishte marrë ato nuanca që i bashkoi me zërin e impostuar dhe i çoi këngët në një nivel shumë të larta. Detyra e çdo artisti është të bëjë artin që meriton. Kjo nuk do të thotë se nuk e pëlqejnë të tjetër. Njerëzit kanë nevojë të jenë edhe pak shqiptar. Shqipja do të vijë nëse vjen me modën e shqiptarit me atë element muzikorë që përshtaten me ritmin e shqiptarit.
E gjej tregun te të gjitha ta që kanë qejf të thonë se jam shqiptar. Siç thamë atë që shpjegova për formën e këngës e nisa që në tekst”, u shpreh ai.(J.D/Faxweb.al)