Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi po zhvillon një takim me strukturat e policisë në Lezhë. Bëhet e ditur se takimi me drejtuesit e policisë po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kujtojmë se ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka zhvilluar disa ditë më parë takim dhe me strukturat e policisë në Shkodër dhe në Elbasan, vende këto që përmenden për kriminalitet të lartë.
Burimet bëjnë me dije se Lleshi ka kërkuar në Elbasan të luftohet krimi dhe të mos ketë asnjë tolerancë ndaj grupeve kriminale dhe personave të tjerë. Meqënëse Elbasani është përfolur disa herë për rivalitetin e dy bandave është kërkuar ti jepet rëndësi luftës ndaj tyre.
(M.Q/Faxweb)