Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti ndodhet në Tiranë për të promovuar veprën e plotë të tij të publikuar në 4 vëllime në panairin e librit. Në një intervistë për Ora Neës, me gazetaren Beti Njuma, Kim Mehmeti tha se shqiptarët në Maqedoni shpesh herë ndihen si popull pa atdhe.
Mehmeti kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe nuk ngurroi ta krahasojë me Linda Morinën, që sipas tij është gatim kazani.
“Kryeministri i mëmëdheut tonë është Linda Morina sepse më të rëndësishme ka spektaklin, veshjen, të merret me kazanin që edhe ai është gatim i atij kazani, se nuk do të shtrohen pyetjet e vërteta që janë: Ku shkon kjo shqiptari?! Pse kjo shqiptari është e copëtuar. Unë e di që shqiptaria nuk mund të bëjë Shqipëri të madhe”, u shpreh ai.
Si reagoi Tirana kur ndodhi Mostra, apo vrasja e shqiptarëve atje?!
Që të jesh i fortë duhet të jesh i pastër, nuk është i fortë çdo njeri. Duhet të kesh çfarë të thuash. Duhet të të mos të mbyllin gojën. Ty të rrëzohen aeroplanët që marrin drogën dhe më shet parime e demokraci. Kryeministri i mëmëdheut tonë është Linda Morina sepse më të rëndësishme ka spektaklin, veshjen, të merret me kazanin që edhe ai është gatim i atij kazani, se nuk do të shtrohen pyetjet e vërteta që janë: Ku shkon kjo shqiptari?! Pse kjo shqiptari është e copëtuar. Unë e di që shqiptaria nuk mund të bëjë Shqipëri të madhe.
Por dhe faktori shqiptar brenda Maqedonisë nuk është se e ka ndihmuar kauzën shqiptare?
Kur vjen kryeministri i Shqipërisë në Maqedoni shkon takohet me kryetarin e BDI-së e PDSH-së. Hanë një drekë në Shkup, një drekë në Tetovë dhe kthehet në Shqipëri se shqiptarët janë në rregull. Kur vjen Kryetari i Serbisë në Kosovë, takohet me zyrtarët që është rregull, takohet me një prift me intelektualët. Kur kryeministri i Shqipërisë ka ardhur në Maqedoni dhe është takuar edhe me ndonjë intelektual shqiptar që të informohet?
Maqedonia për kryetarin e BDI-së është vërtet parajsë. Nëse kërkon të punësohen 100 vetë ia punëson. Se Maqedonia më mirë paguan shtrenjtë 200 shqiptarë sesa 700 mijë shqiptarëve tu japësh hisen e vet. E kjo këtyre kokëtulave nuk u shkon ndër mend. E shohin ata jetojnë të gjithë mirë, kryesuesit e BDI-së dhe nuk shkojnë për tej nuk dalin në pjesën e shqiptarëve të Shkupit, rrinë në restorante ku është bukuria e Shkupit. Të dalin ata ku jetojnë shqiptarët tronditen.
Kryesia e BDI-së janë aq të mençur sa kurrë nuk i çojnë atje, por në pjesën e bukur ku ushqimi është ushqim dhe çdo gjë është shdërruar tek ne një spektakël të madh. Është duke u mbuluar e vërteta aq mirë sa më në fund edhe popullin e hutuam dhe ata nuk e dinë se ku qëndron e vërteta. A janë mushkonja apo aeroplana”
Discussion about this post