Banorët e ‘Astirit’ që preken nga projekti i “Unazës së Madhe” kanë dalë mbrëmjen e sotme sërish në rrugë për të protestuar në mbrojtje të banesave të tyre. Ata e kanë bërë të qartë se pa u dëmshpërblyer me vlerën e tregut nuk kanë ndërmend të lejojnë shembjen e banesave të tyre.
Ata kanë vijuar drejt sheshit “Shqiponja” dhe kanë bllokuar trafikun.
Njëra nga banoret protestuese u shpreh për ‘Fax Neës’ se askush nga institucionet nuk u kanë hapur derën për t’I pritur, ndryshe nga sa thotë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).
“Asnjë nga banorët që janë këtu nuk është takuar me askënd, ky është mashtrim i radhës për të përçarë njerëzit, kanë vënë vetëm një shirit të kuq, kanë ardhur si hije.
Do të shkojmë në takim patjetër, por janë mashtrime. Këto po ruajnë edhe hekurat me polici. Që në 6 të mëngjesit kjo rrugë ishte e bllokuar nga policia . Na kanë vënë një afat dyjavorësh dhe na kanë vënë kryqin tek banesat.
Neve na patën thënë që banesat nuk do prisheshin, unë jam në rrjeshtin e tretë në atë video të Ramës që dëgjoj pallavrat e Ramës se këto banesa do të legalizohen”, tha ajo.
Më tej ajo tregoi se pret që të marrë edhe certifikatën e ppronësisë.
“Presi dita ditës që të marr certifikatënb e pronësisë se e kam lexuar emrin tim në gazetë.
E di që kur më dëgjon të flas kështu, po qesh me atë qeshjen ironike, por do vijë një ditë që do qeshim ne”, tha ndër të tjera qytetarja. (B.H/Faxweb)