12:30 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD reagon pas deklaratës së kreut të ARRSH: Qeveria po bën diversion, ja qëllimi i saj

17:26 | 19/11/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrimi i pasurive të “tenxheres”, PD: Policia merret me të vdekurit, jo me mikun e familjes së Taulant Ballës

Projekti i “Unazës së Madhe” ka shkaktuar një valë protestashnga banorët e zonës së “Astirit”, ku këta të fundit refuzojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre pa u dëmshpërblyer 100% për vlerën e pronës.

Banorët pretendojnë se nuk janë pritur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa në një deklaratë për “Fax News” drejtori i ARRSH-së, ka hedhur poshtë këto pretendime, ku duke iu referuar rastit të Dorian Protoduari i cili deklaroi se banorët nuk janë pritur nga kreu i ARRSH, Qendro u shpreh se kjo nuk është aspak e vërtetë pasi sot në 09:30 minuta i ati i Protoduarit ka vajtur në zyrat e ARRSH dhe ka paraqitur dokumentet për banesën e tij.

Pas kësaj, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, është shprehur se qeveria po përpiqet të bëjë diversion mes banorëve të Unazës së Re, me qëllim përçarjen dhe mashtrimin e tyre.

“Qeveria po përpiqet të bëjë diversion mes banorëve protestues tek Unaza e Re me qëllimin final përçarjen dhe mashtrimin e tyre.

I tillë është qëndrimi i sotëm Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili fton banorët “të marrin kontakt ne ARRSH-në për të marrë informacionin që u nevojitet.:

Banorët e zonës tek Unaza e Re janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe ligjore për të protestuar dhe mbrojtur pronën e tyre.”, – shkruan deputetja demokrate.

Më tej Çupi, u bën thirrje banorëve që të mos dorëzohen.

“U bëj thirrje të gjithë banorëve që përballen me dhunën dhe presionin e qeverisë të mos bien pre e mashtrimit! Qytetarët duhet ta dinë se: Paraqitja ne ARRSH nuk është zgjidhje ligjore, por diversion dhe manipulim I tyre.

Ligji për shpronësimet publike ka përcaktuar qartë procedurat që ndiqen në çdo rast të shpronësimit. Ky proces duhet të jetë transparent dhe jo selektiv.”, – shkruan deputetja.

Në përfundim të reagimit të saj, Dhurata Çupi shkruan:

“Në kushtet e errësirës informuese, përmes akteve në kundërshtim të plotë me ligjet shqiptare, ARRSH u kërkon banorëve të paraqiten pranë këtij institucioni, me dokumentet që ata posedojnë, duke tentuar kështu tejkalimin e parashikimit ligjor për shpronësimet.

Ligji kërkon bërjen publike të lista së plotë të objekteve që do të shemben.

Bashkë me deputetë të tjerë dhe ekspertë në PD, mbetemi të gatshëm të ofrojmë asistencë ligjore për çdo banor, shtëpia e të cilit është nën kërcënimin e fadromave të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.”

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

Skandali me gradën e “Komisarit”, Prokuroria kërkon sqarime nga Ardi Veliu

Para

Vetting për politikanët, Spaho: Ja çfarë i paraqitëm Komisionit të Venecias

Para
Vetting për politikanët, Spaho: Ja çfarë i paraqitëm Komisionit të Venecias

Vetting për politikanët, Spaho: Ja çfarë i paraqitëm Komisionit të Venecias

Discussion about this post

 



Të Fundit

Senati amerikan refuzon bllokimin e shitjeve të armëve për Izraelin

VIDEO/ Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni, piloti hidhet në ajër i sigurt

Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

Rasti Gëllçi në Strasburg/ Dumani: Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, del para gjykatës Ilirjan Selmani

Drafti për Kodin e ri Penal/ Dumani: Ka nevojë për ndryshime

Njëzet e pesë persona përfundojnë në spital pas turbulencave të forta në një fluturim të Delta Air Lines

Krujë/ I dënuar me 5 vjet burg dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 43-vjeçarin (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.