Juventusi po përjeton një sezon impresionues deri më tani dhe me ardhjen e Crsitiano Ronaldos nga Real Madrid ambiciet e tyre janë rritur akoma dhe më shumë.
Sidoqoftë, bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të ndalojnë këtu dhe po shikojnë alternativa të bujshme në tregun e transferimeve për të përforcuar skuadrën e Massimiliano Allegrit, duke u përpjekur të nënshkruajnë me yje të klasit të lartë.
Kampionët italianë kanë qenë të interesuar për N’golo Kante edhe kohë më parë, megjithëse është një objektiv i ndërlikuar për drejtorin sportiv Paratici, por interesi është real.
Megjithatë, “Zonja e Vjetër” do të duhet të përballet me konkurrencën e Manchester United, i cili duket se i ka idetë e qartë për mesfushorin francez për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, në mjedisin e bardhezinjëve ditët e fundit ka pasur zëra për largimin e Mehdi Benatia te Milan në merkaton e janarit, shkruan SP.
Sipas “Tuttosport”, Juventusi e vlerëson lojtarin jo më pak se 20 milionë euro dhe nuk ka ndërmend ta ulë shumën për shërbimet e mbrojtësit maroken.