Policia e Floridas në SHBA ka arrestuar një kriminel, por ajo që ka tërhequr vëmendjen nuk është fakti që ai është arrestuar apo krimet që ai ka kryer. Të gjithë janë përqëndruar tek forma e qafës së tij.
Bëhet fjalë për Charles Dion McDowell, 31 vjeç, i cili u arrestua më 11 nëntor të këtij viti, me dyshimin për shitjen dhe zotërimin ilegal të narkotikëve.
Por, ajo çfarë McDowell tërhoqi vëmendjen e publikut nuk janw rekordet e tij kriminale, por fotografia e tij që është marrë për nevojat e Arkivave të Policisë Florida.
McDoëell ka një qafë tepër të gjerë, kështu që fotografitë e tij shpejt u bënë virale.
Fillimisht u dyshua për një fotomontazh, por pasi u gjetën disa foto të tjera të 31-vjeçarit rezultoi se McDoëell me të vërtetë ka një qafë të gjerë dhe të fortë.