Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur në Sarandë, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur rëndë një 35-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, mësohet se 35-vjeçari po udhëtonte me motor, kur ka dalë nga rruga duke u përplasur, e për pasojë po lufton me vdekjen.
Burime bëjnë me dije, se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Qafë Botë në Konispol, ndërsa i plagosuri po transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo identiteti i të plagosurit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(B.B/ Faxweb.al)