Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë të fortë ku tha se opozita zotëron një arkiv të mirë me përgjime që ia kanë sjellë partnerët ndërkombëtarë, ku përfshihen ministra të qeverisë dhe vetë vëllai i Kryeministrit të Vendit, Olsi Rama.
“Opozita ka një arkivë të mirë me përgjime që ia kanë sjellë partnerët ndërkombëtarë.
Opozita ka përgjime të plota për shumë ministra dhe për Olsi Ramën.
Ka fakte të plota për të paktën 6 kalime të Olsi Ramës me makinën e Xibrakës.
Janë të gjitha me prova të faktuara veprimet e organizatës kriminale që quhet Rilindje”, – tha Berisha, përballë gazetarit Ilir Babaramo.
Sipas tij, “Opozita ndjek një strategji të sajën për të luftuar organizatën kriminale më të fortë në Europë që quhet Rilindje, kjo sepse ajo ka kapur shtetin”.
(B.B/ Faxweb.al)