I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” analisti sportiv Xhevdet Zekaj ka analizuar gjendjen e kombëtares shqiptare pas disfatës me Skocinë dhe pozitën e trajnerit Ceristian Panucci. Zekaj tha se ajo ndeshje ishte vërtetë disfatë por nuk duhet harruar që niveli I kombëtares tonë në këtë fazë lë për të dëshiruar.
Duke krahasur madje periudhën kur ishte De Biazi , Zekaj tha se niveli ka rënë ndjeshëm dhe nuk kemi në lojë një “Lorik Cana”.
Sipas tij gabimi i Panuccit në krahasim me De Biazin është se De Biazi e ruaji grupin e lojtarëve dhe pse provoi 70 lojtarë, ndryshe nga Panucci.
“Ndeshja e fundit që na ka lënë De Biazi është humbja me Izraelin 3-0, ndërsa kjo me Skocinë Panucci humbi 4-0, nuk është një diferencë e madhe duke pasur parasysh nivelin e Skocisë.
Cikli i kombëtares do të paktën 5 vjet, futbollistët që vijnë nga Kosova janë më të dobëtit, si mund të bëhet kombëtarja e mirë kur i ka sot futbollistët tanë janë pa kontratë”, tha Zekaj.
Në lidhje me Panuccin Zekaj u shpreh se ai është një ish-lojtar i madh dhe ndryshe nga De Biazi nuk lejon asnjë ndërhyrje, madje sillet edhe me arrogancë, ndërsa përmendi dhe “grupet” që duan largimin e Panuccit.
“Ky nuk ëhstë De Biazi që vjen nga kategoria e dytë, ka shtëpinë 22 milionë euro. Duan ta largojnë gazetarët, menaxherët e pakënaqur, janë grupet e trajnerëve të dështuar në Shqipëri. Ose televizioni kombëtar do të godasë Dukën dhe kanë gjetur ti bienPanuccit”, tha ai.
Xhevdet Zekaj theksoi se një tjetër gabim I trajnerit Italian është se nuk mësoi asgjë nga psikologjia shqiptare dhe është shumë arrogant.
“Përveç se nuk ka marrë asnjë ide për njohuritë psikologjike të shqiptarëve, se është vështirë për të prishur grupet, ky ndryshe nga De Biazi që dëgjonte këshilla, ky nuk dëgjon, ky del në televizor thotë memec, të shurdhër, e di që s’ka pirë kafe me ne gazetarët”, u shpren ndër të tjera Xhevdet Zelkaj.
(B.H/Faxweb)